+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Anëtarësimi në Anrd

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Anëtarësimi në Anrd

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Si mund të bëhesh anëtar?

Sipas Statutit të ANRD, anëtarë mund të jenë organizata lokale dhe kombëtare që kanë mision dhe objektiva të njëjta me ANRD. Aplikimet mund të dorëzohen në adresën e Rrjetit dhe vendimi final merret nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme.
Për të gjitha organizatat që dëshirojnë të anëtarësohen në Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural, duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Kërkesë formale për t’u pranuar në Rrjet drejtuar Bordit të ANRD në info@anrd.al;
  • Letër interesi ku përshkruhen: Arsyet pse dëshironi të bëheni pjesë e Rrjetit; Cili do të jetë kontributi juaj në Rrjet; Cilat janë pritshmëritë tuaja nga Rrjeti;
  • Të paktën një Letër Reference prej një nga organizatat anëtare të Rrjetit (ju lutem referojuni sitit anrd.al për të parë organizatat anëtare ANRD) (Në mungesë të njohjes së një prej organizatave anëtare të Rrjetit, ju mund të dorëzoni një Letër Reference nga një organizatë tjetër, donator apo autoritet publik me të cilin keni bashkëpunuar);
  • Të dëshmoni që jeni organizata të formalizuara dhe aktive (Ekstrakt  i lëshuar nga Gjykata, Akt Themelimi, Statut, NIPT);
  • Informacion mbi projektet që keni realizuar në tre vitet e fundit, ku të përfshihet:
    1. Përmbledhje e projektit
    2. Zona në të cilën është zbatuar projekti
    3. Kosto e projektit
    4. Partnerët në projekt

Misioni i organizatës duhet të synojë përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e zonave rurale.

Pyetje të mëtejshme mbi aplikimin mund të dërgohen në info@anrd.al