+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Logo LDA“Agjencia e Demokracisë Vendore në Shqipëri” ka si qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe ndërmjetësimin për zhvillimin e dialogut reciprok në çdo nivel (kulturor, social dhe ekonomik) midis komuniteteve në Shqipëri dhe komunitetit të partnerëve Europian. LDA Albania u hap me qëllimin kryesor për të nxitur iniciativat konkrete për konsolidimin e demokracisë në nivel vendor, zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve në nivel vendor përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojës, trajnimin e këshilltarëve lokale dhe administratës civile, zhvillimin e një rrjeti të qyteteve europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë pakicat në kuptimin e gjerë të fjalës, një shoqëri pluraliste sociale dhe promovimin e dialogut ndërkulturor dhe ndëretnik.  Organizata ka për qëllim, të shtrij aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke hapur degë në qarqe dhe bashki dhe duke rritur numrin e anëtarëve të saj.

Qëllimi kryesor i LDA Albania është :

  • Lehtësimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrjet në nivel lokal;
  • Të nxisë interesin, ndjeshmërinë dhe aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në vendimmarrje në nivel lokal;
  • Të promovojë aftësinë e autoriteteve lokale për të plotësuar nevojat e qytetarëve;
  • Të promovojë shkëmbimin e interesit dhe informacionit midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Europë me qëllim promovimin e praktikave më të mira nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm.