+355 (04) 2400241 [email protected]

MADA funksionon si një agjenci e specializuar për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale malore të Shqipërisë (rrethet me mbi 50% të sipërfaqes së tyre të klasifikuar si zonë malore).

MISIONI

Misioni i Agjencisë është të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve në zonat malore rurale në linjë me vizionin për zhvillimin e zonave malore, inkurajimi i zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm, mbështetja e aktiviteteve zhvilluese me baze pjesëmarrje, targetimi me prioritet duke i dhënë mbështetje konkrete për zhvillimin e sektorit të bujqësisë me një avantazh konkurrues në treg.

Mbështetja e ofruar nga MADA:

  • Testimi, demonstrimi dhe përhapja e teknologjive të përparuara në prodhimin, përpunimin dhe marketimin e produkteve bujqësore;
  • Ngritja e kapaciteteve profesionale për prodhuesit dhe përpunuesit e sektorit bujqësor;
  • Përmirësimi i zinxhirëve të vlerës së produkteve agro-ushqimore;
  • Zhvillimi i turizmit rural malor;
  • Mbështetje për organizimin e komunitetit rural dhe angazhimit në proceset e zhvillimit lokal;
  • Mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve tjera ekonomike rurale;
  • Mbështetje për forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal;
  • Ndërtimi dhe forcimi i zhvillimit të forumeve të zonave malore;
  • Përmirësimi i infrastrukturës së vogël ekonomike në zonat rurale malore;
  • Mbështetje për partneritetet privat-privat dhe publik-privat për rritjen e investimeve në zonat malore në rritje;
  • Identifikimi dhe përhapja e praktikave më të mira dhe menaxhimin e shëndetit të kafshëve;