+355 (04) 2400241 [email protected]

AgriNet është një organizatë që zhvillon aktivitete në uljen e varfërisë dhe zhvillimin rural. Aktiviteti i saj shtrihet në rrethet Korcë, Elbasan dhe Peshkopi. Organizata  është regjistruar në Shkurt të vitit 2005.

Misioni

AgriNet ka për qëllim që në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë të marrin pjesë në një proçes të qëndrueshëm të zhvillimit social, ekonomik, mjedisor të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale në bashkëpunim me sektorët tjere rurale dhe aktorët e tjerë.

AgriNet është i fokusuar në këto komponentë:

  • Organizimi dhe rritja e kapacitetit të shoqatave të fermerëve
  • Zhvillimi i biznesit bujqësor dhe marketingu i produkteve
  • Barazia Gjinore dhe forcimi i rolit të gruas
  • Lobimi dhe advokacia.