+355 (04) 2400241 info@anrd.al

AGROPUKA është një shoqatë e prodhuesve bujqësore dhe blegtorale në rrethin e Pukës (në Shqipërinë e Veriut). AGROPUKA është themeluar në vitin 2001 me mbështetjen e konsiderueshme të Bashkëpunimit Zviceran (SDC).

AGROPUKA është një shoqatë e prodhuesve e mirë organizuar dhe menaxhohet në mënyrë profesionale nga njerëzit e zonës. Aktivitetet dhe projektet e saj kanë për qëllim të përmbushin  nevojat e anëtarëve të saj dhe të fermerëve në përgjithësi. Anëtarët e shoqatës Agropuka kontribuojnë për ofrimet e shërbimeve të subvencionuara të tilla si: trajnimi, këshillimi, mekanizimin e bujqësisë. Bashkëpunimi është një vlerë e rëndësishme në shoqatën AGROPUKA. Grupet e interesit me orientim prodhimin për tregun janë krijuar kryesisht për prodhimin e farës së patates, rritjen e dhive alpine, prodhuesve të rrushit dhe 7 grupe kryesore për mekanizimin e bujqësisë. Një nga zhvillimet më të rëndësishme të shoqatës AGROPUKA ka qenë krijimi i grupeve të interesit të grave për përpunimin e frutave dhe produkteve të tjera. Ka pesë grupe funksionale të grave në zonat më produktive në rrethin e Pukës.