+355 (04) 2400241 [email protected]

Fondacioni Dorcas operon në 18 vende të botës dhe e ka qendrën në Hollandë.  Dorkasi filloi me punën e tij të bamirësisë në Shqipëri në fund të vitit 1991.  Në vitin 1992 Dorcas Albania u regjistrua si degë e Dorcas Hollandë dhe u kujdes për zbatimin dhe monitorimin e projekteve në Shqipëri. Në Janar të vitit 1993 aktiviteti i organizatës u regjistrua zyrtarisht me Vendim te Këshillit të Ministrave Nr. 71, datë 25.01.1993.  Zyra e “Dorcas Albania” ndodhet në Korçë.

Objektivat e Dorcas Albania janë:1- Zbutja e varfërisë nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm; 2-Sigurimi i ndihmave të emergjencës në zona ku ndodhin katastrofa natyrore ose fatkeqësi të shkaktuara nga dora e njeriut, si pjesë ose kombinim i programeve të rehabilitimit dhe bashkërendimit; 3- Ofrimi i ndihmës sociale njerëzve  më të varfër.

Qasjet kryesore të Dorcas Albania janë: 1- Zhvillimi i integruar; 2- Partneriteti; 3-  Bashkëpunimi me organizata të tjera; 4-  Pjesëmarrja dhe fuqizimi i përfituesve; 5-  Çështjet gjinore; 6- Lobimi & Advokacia.

Së fundmi, Dorcas Albania ka dhe teorinë e vet të ndryshimit e cila ka në thelb ndërhyrjen në tre nivele- atë individual, atë komunitar dhe atë shoqëror dhe ka si qëllim kryesor ç’kyçjen e potencialit tek njerëzit dhe mbështetjen e duhur në mënyrë që ky potencial të lulëzojë dhe njerëzit dhe komunitetet të mund të zhvillohen më tej.

Dorcas zbaton vetë projekte, por dhe nëpërmjet organizatave partnere, të cilat aktualisht janë 6. Dorcas punon në Rajonin e Korcës, atë të Elbasanit dhe në Tropojë. Historikisht projektet kanë qënë në sektorë të ndryshëm si projekte sociale, projekte në fushën e bujqësisë, projekte në sektorin Ujë dhe Higjienë, projekte në fushën e shëndetësisë, projekte në fushën e punësimit dhe formimit profesional si dhe ndërhyrje në raste emergjencash e katastrofash natyrore apo të shkaktuara nga dora e njeriut.