+355 (04) 2400241 [email protected]

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim operon që në vitin 1999, në Shqipëri.

Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (Local Governance and Integrated Development – LGID) është një nga departamentet më të vjetër në Institutin për Demokraci e Ndërmjetësim.

Departamenti LGID kontribuon për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kohezionin social nëpërmjet mbështetjes së qeverisjes së mirë, konsolidimit të demokracisë locale, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe grupeve të interesit.
LGID punon për promovimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal, për përmirësimin e llogaridhënies së qeverisjes lokale, në ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e alternativave për një zhvillim socio-ekonomik të drejtuar nga komuniteti.

Aktivitetet programatike të LGID-së hartohen dhe zbatohen nga një ekip profesionistësh të kualifikuar, të cilët kombinojnë njohuritë akademike dhe eksperiencën profesionale në fushën e qeverisjes, çështjet e decentralizimit, përfshirjes sociale dhe instrumentet e BE-së për një zhvillim të integruar.