+355 (04) 2400241 [email protected]

RASP është një organizatë jo-fitimprurëse e specializuar, themeluar në vitin 1997.

Misioni i RASP është të stimulojë mundësi për banorët e zonave rurale për të përmirësuar jetesën dhe reduktuar varferinë, nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm:

RASP e përmbush misionin e tij në disa menyra:

  • ​Ndihmon në formimin dhe fuqizimin e shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të shoqerisë civile, të cilat mund të përfaqësojnë dhe t’u shërbejnë banorëve të zonave rurale. Zhvillon kapacitetet e grupeve rurale per lobim konstruktiv dhe influencim të vendimmarrësve, në menyrë që të përmirësohen politikat dhe shërbimet që mund të ndikojnë në jetesën e tyre.
  • ​Fuqizon rolin e gruas duke identifikuar problemet e tyre, faktorët që ndikojnë, rrugët që duhen ndjekur. Aftëson gratë për një pozicionim më dinjitoz në familje dhe shoqëri duke synuar barazinë me burrat. Përfshin në mënyrë aktive gratë dhe të rinjtë në vendim-marrje dhe pjesëmarrje.

​Luan një rol aktiv në ruajtjen e burimeve natyrore, biodiversitetit të kafshëve dhe bimëve, peisazheve etj. dhe kerkon rrugë për shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre. Shton vlerën e materialeve dhe produkteve lokale të disponueshme dhe lehtëson aksesin e tyre në treg