+355 (04) 2400241 [email protected]

Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin  VIS – ALBANIA

Organizata VIS Albania – Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin, është degë e VIS-it ndërkombëtar me seli qendrore në Romë (Itali). VIS është pjesë e një network-u ndërkombëtar, në të cilën bëjnë pjesë OJQ nga Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Austria. VIS ka qenë dhe është i pranishëm me projekti zhvillimi në rreth 50 vende të botës, të të gjitha kontinenteve. Në vazhdën e rritjes së ndërgjegjësimit botëror përsa i përket mjedisit, përveç projekteve në fushën e edukimit, VIS është duke u orientuar, gjithnjë e më shumë, në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me biodiversitetin (Amerika e Jugut) dhe zhvillimin rural (Afrikë dhe Ballkan).

Organizata VIS (Volontariato Internazionale per lo Sviluppo) është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1995, me fillimin e hapjes së Vendit drejt botës së jashtme. Ndërhyrja e organizatës VIS është orientuar qysh atëherë për të mbështetur para së gjithash fëmijët dhe rininë shqiptare. Aktivitetet në këto vite kanë qenë gjithnjë në ndryshim me qëllim për t’u marrë në mënyrë të kualifikuar me një numër gjithnjë e më të madh përfituesish.

MISIONI

Misioni ynë është të udhëheqim shoqërinë shqiptare drejt një angazhimi të ndërgjegjshëm dhe ta bëjmë pjesë aktive dhe pjesëmarrëse në vendimarrje për përmirësimin e jetës së tyre.

Sektorët e ndërhyrjes në Shqipëri:

  • Asistencë për fëmijët e rrugës (“Fuqizim i politikave dhe veprimeve kundër përjashtimit social të të miturve në Shqipëri”)
  • Formim profesional (“Program zhvillimi për formimin profesional në Tiranë”)
  • Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve (“Promovim i të drejtave të fëmijëve në nivel bazë”; “Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë: promovim i të drejtave të fëmijëve Romë dhe Egjiptianë në nivel bazë në Shqipëri”)
  • Promovimi i dinjitetit të gruas (“Program zhvillimi për formimin profesional në Tiranë”)
  • Zhvillimi rural (“Veriu i Shqipërisë: Projekt i zhvillimit rural të integruar në komunat e Kelmendit dhe Shkrelit, Rrethi i Malësisë së Madhe”)
  • Zhvillimi socio-ekonomik (“Veriu i Shqipërisë: Projekt i zhvillimit rural të integruar në komunat e Kelmendit dhe Shkrelit, Rrethi i Malësisë së Madhe”)
  • Mjedisi (“ESSEDRA – Environmentally Sustainable Socio-Economic Development of Rural Areas”)
  • Zhvillimi i turizmit në zonat malore (“Bukë, Kripë e Zemër – Proçese të bashkëzhvillimt të zonave të margjinalizuara në veri dhe në jug të Shqipërisë”; “ESSEDRA – Environmentally Sustainable Socio-Economic Development of Rural Areas”)

Për më tepër informacion: http://www.volint.it/.