+355 (04) 2400241 info@anrd.al

logo vizioniVizioni i Gjelbër u ngrit si grupim i shoqatave mjedisore të Vlorës për t’u angazhuar me çështje të gjera të komunitetit në 2 Mars 2015 nga REC Albania dhe u formalizua si NGO më 19 Shkurt 2016.

  • Vizioni i Gjelbër organizoi në vjeshtën e 2015 lëvizjen qytetare “Turizëm apo Naftë” për një vendimarrje të gabuar të qeverisë për të shpuar një pus nafte në zonën turistike të Zvërnecit ku është edhe zonë e mbrojtur që çoi në  tërheqjen e kompanisë.
  • Monitorimi dhe adresim i shqetësimit të banorëve në zonën naftë-nxjerrëse të Amonicës në Prill 2015 për ndotjen e tokave bujqësore, kullotat, liqenin, përrenjtë dhe pasojat për pemët, bagëtitë, bletët dhe shëndetin e banorëve.
  • Monitorimi i ndikimit të ndotjes në ekosistemin detar dhe bregdetar i aktivitetit të Petroliferës në Gjirin e Vlorës në Maj 2016.
  • Gusht 2015 dhe në vazhdim – Vizioni i Gjelbër ka adresuar shqetësimin e qytetarëve të Vlorës për korrupsionin në koncesionin e parkimeve të qytetit ku Bashkia merr vetëm 2% të fitimit.