+355 (04) 2400241 [email protected]

Anëtarët ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Anëtarët ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Instituti për Paqe, Zhvillim dhe Inovacion Acli (ACLI-IPSIA)

Acli Ipsia në Shqipëri, është degë e shoqatës italiane Ipsia, dhe është aktive që nga Nëntor 2007. Shoqata ka qëllime të shumta, dhe aktivitetet e tyre synojnë: – promovimin e iniciativave zhvilluese bashkëpunuese dhe ndërgjegjësimin e publikut në përdorimin…

 

Shoqata e Zhvillimit të Bujqësisë së Rretheve Malore (ADAD Malore)

Shoqata ADAD Malore është një organizatë profesionale bujqësore, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe ka për qëllim ‘Të ndihmojë prodhuesit dhe më gjerë banorët e zonave rurale të organizohen për të marrë në ngarkim zhvillimin e tyre dhe…

AgriNET

AgriNet është një organizatë që zhvillon aktivitete në uljen e varfërisë dhe zhvillimin rural. Aktiviteti i saj shtrihet në rrethet Korcë, Elbasan dhe Peshkopi. Organizata  është regjistruar në Shkurt të vitit 2005. Misioni AgriNet ka për qëllim që në…

 

Agritra Vision

Agritra-Vizion  është  një organizatë jofitimprurese  që vepron në Dibër perj 15 vitesh ,në fillim si projekt i NNV dhe që nga 2001 funksionon si organizatë më vete.

AGRO PUKA

AGROPUKA është një shoqatë e prodhuesve bujqësore dhe blegtorale në rrethin e Pukës (në Shqipërinë e Veriut). AGROPUKA është themeluar në vitin 2001 me mbështetjen e konsiderueshme të Bashkëpunimit Zviceran (SDC).

Fondacioni CESVI Onlus (CESVI)

CESVI ëshë i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 1997, fillimisht në zonat e Shqipërisë së mesme dhe të Jugut si Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Delvinë, Lushnjë dhe Fier. Projektet e Cesvi kanë qënë të fokusuara në sektorin e emergjencës (shëndetësi, ujë dhe kanalizime, emergjenca e refugjatëve gjatë krizës kosovare etj.).

COSPE – Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë

COSPE (Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë) është një shoqatë jo-fitim prurëse (Onlus) që operon në fushën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar, e njohur si Organizatë Jo-qeveritare (OJF) nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkimi Europian….

Fondacioni DORCAS Albania

Fondacioni Dorcas operon në 18 vende të botës dhe e ka qendrën në Hollandë.  Dorkasi filloi me punën e tij të bamirësisë në Shqipëri në fund të vitit 1991.  Në vitin 1992 Dorcas Albania u regjistrua si degë e…

RTM

Volontari nel Mondo RTM është një organizatë jo-qeveritare e vullnetarizmit ndërkombëtarë. Që nga 1973 promovon projekte bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtarë në Afrikë, Ballkan, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme si dhe aktivitete informuese, sensibilizuese dhe edukuese për zhvillim në Itali.

Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore

Organizata: “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat u krijua në vitin 2000  (ish Mbrojtja e Mjedisit Natyror), si rezultat i iniciativës dhe vullnetit të disa të rinjve dhe intelektualëve të qytetit të Beratit. 

SHOQATA MJEDISORE “ÇAJUPI”

SHOQATA MJEDISORE “ÇAJUPI”
Shoqata Mjedisore “ÇAJUPIeshte krijuar me vendimin e Gjykates se rrethit Gjyqesor Tirane Nr. 2808/1 dt. 18/03/2011, per ushtrimin e aktivitetit per mbrojtjen e mjedisit ne rajonin jugor te vendit, qe perfshin kryesisht territoret e qarkut te Gjirokaster.

Aleanca e Alpeve Shqiptare

Rrjeti “Aleanca e Alpeve Shqiptare” përfaqëson një bashkim organizatash jo-fitimprurëse  (OJF) qe veprojnë në Qarkun e Shkodrës, aktive në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe te biodiversitetit, zhvillimit të turizmit, mobilizimit të komunitetit, etj. Duke vepruar fillimisht si një organizatë jo-formale…

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës (pezulluar)

Fondacioni për Zhvillimin e Mirditës është një Organizatë Jo-Fitimprurëse e themeluar nga Këshilli Bashkiak i Bashkisë Mirditë. Ky Fondacion harton, aplikon dhe zbaton projekte në bashkëpunim me Bashkinë Mirditë dhe donatorë me synim zhvillimin e territorit të Bashkisë Mirditë….

Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme (WSA)

Organizata ‘Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme’ është themeluar në vitin 2006.  Nisma për krijimin e WSA, kishte në zanafillën e saj, ‘plogështinë’ e përgjithshme me të cilën funksiononin strukturat qëndrore dhe lokale të qeverisjes, progresin e pakët dhe kaotik…

Instituti i Bujqësise Biologjike (IBB)

Qëllimet kryesore të IBB janë të kryejë kërkime në fushën e bujqësisë biologjike dhe të sistemeve të ushqimit, duke patur parasysh aspektet ushqyese, mjedisore dhe socio-ekonomike; të zhvillojë një shërbim këshillimi për fermerët sipërmarrësit dhe rrjetin e shërbimit këshillimor…

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim operon që në vitin 1999, në Shqipëri. Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (Local Governance and Integrated Development – LGID) është një nga departamentet më të vjetër në Institutin për Demokraci e Ndërmjetësim….

Agjencia për Zhvillimin e Zonave Malore (MADA)

MADA funksionon si një agjenci e specializuar për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale malore të Shqipërisë (rrethet me mbi 50% të sipërfaqes së tyre të klasifikuar si zonë malore). MISIONI Misioni i Agjencisë është të përmirësojë cilësinë…

Shoqata Pro Përmet

Shoqata “Pro Përmet” është një bashkim vullnetar i personave fizikë, prodhues agroushqimorë dhe subjekte aktivë në sektorin turistik të pritjes dhe akomodimit, si dhe subjekte me aktivitet artizanal që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Bashkisë Përmet, Bashkisë…

Qendra për Zhvillim dhe Integrim (CDI)

CDI ka për qëllim të kontribuojë në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social, kulturor, rinor, humanitar, mjedisor përmes kërkimit shkencor, analizave dhe rekomandimeve, përdorimit të teknologjisë së informacionit, edukimit të publikut dhe ndërhyrjeve direkte për përmirësimin e situatave…

Programi për Mbështetjen e Shoqatave Rurale (RASP)

RASP është një organizatë jo-fitimprurëse e specializuar, themeluar në vitin 1997.   Misioni i RASP është të stimulojë mundësi për banorët e zonave rurale për të përmirësuar jetesën dhe reduktuar varferinë, nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm:   RASP e përmbush…

 

VIS Albania (Malesi e Madhe)

Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin  VIS – ALBANIA Organizata VIS Albania – Vullnetarizmi Ndërkombëtar për Zhvillimin, është degë e VIS-it ndërkombëtar me seli qendrore në Romë (Itali). VIS është pjesë e një network-u ndërkombëtar, në të cilën bëjnë pjesë OJQ…

Vizion i Gjelbër

Qendra “Vizioni i Gjelbër” është një organizatë jopolitike, jofetare, jofitimprurëse e themeluar në 02.03.2015 nga rrjeti i organizatave mjedisore të Vlorës, me status kombëtar dhe shtrirje të aktiviteteve të saj në gjithë qarkun e Vlorës.

World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare e krishterë, zhvillimi dhe advokimi. Synimet e saj përqendrohen te mirëqenia e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar dhe programeve humanitare afatgjata. World Vision e filloi veprimtarinë e vet më 1950 dhe, aktualisht, vepron në pothuajse 100 vende. Ajo…

Creative Business Solutions

Creative Business Solutions është një organizatë konsulence dhe zbatuese projektesh në Shqipëri e themeluar në vitin 2012. Misioni CBS është të udhëheqë projekte të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik përmes praktikave inovative dhe miqësore ndaj mjedisit në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Klubi i Sipërmarrësve të Rinj

Organizata “Klubi i Sipërmarrësve të Rinj” – KSR, është themeluar në Tetor 2019 dhe statusin ligjor e ka përfituar nw Janar 2020. KSR është organizatë e hapur për të gjithë ata të rinj dhe individë të cilët kanë eksperienca apo njohuri në fushën e biznesit apo disiplina të ngjashme, si dhe dëshirojnë të përfshihen në sipërmarrje biznesi.

INTEGRIMI

Qe nga viti 2004, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projekte te cilat kane synuar permiresimin e gjendjes social-ekonomike te shtresave ne nevoje ne rrethin e Tropojes. Donatori kryesor ka qene Dorcas Aid Internacional Albania.Gjithashtu kemi zbatuar projekte me donatore te tjere si Kom over en help,Anttarc etj. Ne kete kontekst, shoqata ka realizuar projekte…

COSV Koordinimi i Organizatave për Shërbim Vullnetar

COSV Koordinimi i Organizatave për Shërbim Vullnetar është një organizatë me personalitet juridik, e themeluar në Itali në vitin 1968, dhe është e angazhuar në kryerjen e ndërhyrjeve në zhvillim dhe ndihmesë humanitare në Evropë, Ballkan, Afrikën Sub-Sahariane dhe Lindjen e Mesme.

Qendra e Rinisë Rurale

Qendra e Rinisë Rurale (RYH) është një platformë e aktivizmit rinor që mbështet të rinjtë, veçanërisht ata të zonave rurale, që të ushtrojnë zërin e tyre për të ndikuar politikëbërjen bujqësore dhe rurale, për t’i bërë këto procese të orientuara dhe të lidhura ngushtë me shqetësimet, interesat dhe prioritetet e të rinjve.

Shoqata ISHMI

Shoqata Ishmi është një organizatë jofitimprurëse, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe ka për qëllim kryesor promovimin e vlerave kulturore, shpirtërore dhe natyrore të zonës së Ishmit nëpërmjet organizimit të aktiviteteve që inkurajojnë: i) bashkëpunimin e komunitetit të Ishmit; ii) punësimin e banorëve të komunitetit të Ishmit; iii) publikimin e materialeve të ndryshme në bashkëpunim me organizata të tjera partnere që ndan të njëjtat vlera.

Shoqata e Bashkuar Agro-Mjedisore (Agri-En)

Shoqata e Bashkuar Agro-Mjedisore (Agri-En) është një organizatë jo qeveritare, jo fitim prurëse, e themeluar në vitin 2014 në Librazhd nga një grup spacialistësh që punuan për hartimin e planit te menaxhimit te Parkut Kombetar Shebenik-Jabllanice. Shoqata ka ushtruar aktivitetin e saj duke vepruar në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjygjsor Tiranë nr. 3946 datë 25.06.2014, Statutit, ligjeve e akteve të tjera nënligjore.

FGIA

Shoqata për Integrimin Gjinor (FGIA) është një organizatë jo-fitimprurëse e regjistruar më 23 nëntor 2003 dhe me zyrat qendrore në Dajt, Zall Bastar. Shoqata është një organizatë me anëtarësi që bashkon më shumë se 310 prodhues, këshillues dhe të interesuar të tjerë nga zona rurale, të cilët paguajnë tarifën e pranimit dhe kontributin vjetor të anëtarësisë.

Shtëpia e Bariut dhe Bjeshkimit

“Shtëpia e Bariut dhe Bjeshkimit” është bashkimi i dy entiteteve: shtëpia e bariut dhe shtëpia e bjeshkimit, të dyja të bazuara në etiketa (labelizimit) evropiane si dhe ndërkombëtare. Shoqata drejtohet nga Zj. Martine Wolff, aktualisht studente PHD, antropologe e pastoralizmit, e cila ia ka kushtuar kërkimin e vet shkencor pastoralizmit të gjerë dhe gjithë ekokulturës së krijuar nga praktika e bjeshkimit/shtegtimit. 

Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore Velçan

Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore Velçan  (SH.P.B.N.NJ.Velçan) është një organizatë jo qeveritare, jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2009 në Velçan Pogradec. Kjo shoqatë u themelua një grup  nga spacialistësh që punuan për hartimin e Strategjise së Zhvillimit të Pyjeve në kuadër të projektit të Bankës Botërore.

Bëhu pjesë e ANRD!

Regjistrohu