+355 (04) 2400241 [email protected]

Bordi ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD
Bordi ANRD
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Sotiraq Hroni – Kryetar Bordi (i rizgjedhur më 29 maj 2020)

Sotiraq Hroni është Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) – një organizatë e pavarur ThinkTank me zyrë në Tiranë, e cila në mënyrë aktive ofron ekspertizë, analizëzë të politikave, kërkim të aplikuar dhe ndërtim kapacitetesh për aktorët kryesorë të shoqërisë për të nxitur reformat dhe angazhuar në proceset e politikave të bazuara në evidencë. Ish-diplomat dhe Këshilltar i Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, eksperienca profesionale dhe përfshirja e Z. Hroni me shoqërinë civile në 15 vitet e fundit është fokusuar veçanërisht në qeverisjen e mirë, përgjegjësinë dhe llogaridhënien dhe integriteti në reformat zhvillimore, pjesëmarrja civile dhe politikëbërja e bazuar në evidencë.

Tatjana Dishnica – Sekretare e Përgjithshme (e rizgjedhur më 29 maj 2020)

Tatjana Dishnica është Drejtoreshë Ekzekutive e shoqatës Gratë në Bujqësinë e Qëndrueshme (WSA). Zj. Dishnica ka mbi 20 vite eksperiencë në shërbimet e ekstensionit (ish-Drejtoreshë e Shërbimit të Ekstensionit, Ministria e Bujqësisë). Aktualisht ajo punon Pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës (Komunikimi në Shërbimin e Ekstensionit, program në Master Shkencor). Prof. Dishnica është e specializuar në fushën kërkimore, ku kontributi i saj kryesor është fokusuar në kërkimin bujqësor, shërbimin e ekstensionit, informacioni bujqësor, fuqizimi i grave në zonat rurale, bashkëpunimi bujqësor etj., në projekte financuar nga UNDP, Banka Botërore, FAO, SNV, REC, MADA. Ajo është autore e një serie publikimesh, artikujsh, raporteve shkencore dhe monografive në fushën e bujqësisë.

Sabah Djaloshi – Anëtar Bordi  

Sabah Djaloshi është Drejtor Ekzekutiv i shoqatës AgroPUKA. Ai ka punuar rreth 14 vite si mësues dhe zv. Drejtor në Gjimnazin e Përgjithshëm Pukë. Përtej punës së tij në sektorin civil dhe privat, z. Djaloshi ka eksperiencë të pasur në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve; ka punuar në projekte të ndryshme kërkimore të zbatuara nga Universiteti, organizata të shoqërisë civile dhe institucionet publike. Eksperienca e tij lidhet ndër të tjera me politikat e zhvillimit rural dhe zhvillimin e produkteve të ndryshme (procesim, prodhim dhe marketing). Në fushën e tij të ekspertizës përfshihet gjithashtu zhvillimi i një sërë publikimesh në fushën e turizmit, promovimit të barazisë gjinore në rajonin e veriut, më specifikisht fuqizimi i grave rurale, zinxhirët e vlerës, etj.

Tomi Pikuli – Anëtar Bordi

Tomi Pikuli është Drejtor Ekzekutiv i organizatës AgriNet Albania, themeluar në vitin 2005 me qendër në Korçë, e cila është e fokusuar kryesisht në zhvillimin rural dhe bujqësor. Z. Pikuli ka një eksperiencë të gjatë në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme me objektiv zhvillimin rural dhe bujqësinë, projekte të implementuara në rajone të ndryshme të vendit. Ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit me qëllim zbatimin e eksperiencave më të mira në prodhimin bujqësor dhe blegtoral, si dhe është autori i materialeve të ndryshme të publikuara në shërbim të institucioneve arsimore, bujqësore dhe prodhuesve të ndryshëm.

Petrit Dobi – Anëtar Bordi

Petrit Dobi është është drejtor ekzekutiv i organziatës RASP (Programi Mbështetjes së Shoqatave Rurale). Diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1982, ka punuar për disa vite në ekonomitë bujqësore dhe më vonë në institucione kërkimore shkencore. Z. Dobi ka një përvojë të gjatë pune në zhvillimin e zonave rurale. Ai është kualifikuar dhe ka punuar për disa vite në zhvillimin e produkteve të territorit dhe vecanerisht treguesve gjeografikë. Ka përvojë të gjerë fushën e inovacionit në bujqësi përfshirë edhe në dixhitalizimin e saj. Ai është angazhuar vazhdimisht në konsulenca në fushën e zhvillimit rural, me organizata si UNDP, FAO, GIZ, etj. Është autor i disa botimeve teknike si dhe një numri të madh artikujsh shkencorë.

Bëhu pjesë e ANRD!

 
Regjistrohu