+355 (04) 2400241 [email protected]

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), dhe nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,organizuan më 28-30 shtator 2017, Parlamentin e parë Rural Shqiptar.

Picture1Parlamenti i parë Rural Shqiptar ofroi një atmosferë vibrante për të diskutuar disa nga aspektet më të rëndësishme të zhvillimit rural në vend. Përgjatë dy ditëve të para të Parlamentit Rural, të cilat u mbajtën në ambientet e Universitetit Buqjësor të Tiranës, u zhvilluan sesione plenare, panele diskutimi, workshope dhe grupe pune, duke krijuar mundësi për rrjetëzime, ofruar një mundësi të mirë për të iniciuar diskutime, bashkëpunime, transferim njohurish dhe shkëmbim eksperiencash/përvojash dhe praktikash më të mira në lidhje me zhvillimin rural – në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Ndërkohë që dita e 3-të, e mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë ishte e rëndësishme për të adresuar mesazhe kryesore nga fermerë, përfaqësues të komuniteteve rurale, organizata lokale dhe zyrtarë të qeverisë. (Shiko Programin e plotë)

Picture4Gjatë periudhës 3-ditore të zhvillimit të eventit, 64 panelistë dhe ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar ndërvepruan me mbi 300 pjesëmarrës, përfaqësues nga 61 bashkitë e vendit: autoriteteve publike vendore, sektorit privat, organizatave lokale të shoqërisë civile, organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural, institucioneve kërkimore, sipërmarrësve rural, si dhe grupeve formale dhe informale të komuniteteve lokale mbarë vendit. Ata ndoqën 22 sesione tematike. Eventi rezultoi i suksesshëm në vënien e prioriteteve të zhvillimit rural në axhendën dhe prioritetet e politikave rurale qeveritare, dhe në të njëjtën kohë për të orientuar aktorët e zhvillimit rural në Shqipëri drejt modeleve pozitive dhe funksionale të zhvillimit të integruar lokal.

Fjala hyrëse u adresua nga zj. Evelina Azizaj, Koordinatore Kombëtare ANRD, e cila përshëndeti pjesëmarrjen e pjesëmarrësve të Parlamentit Rural të ardhur nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë për të qenë pjesë e një platforme advokacie, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzimi si një mënyrë për të advokuar, fituar njohuri, shkëmbyer ide dhe eksperienca dhe për të diskutuar mbi çështjet më urgjente të zhvillimit rural në vend.

Picture5Eventi mirëpriti të ftuar, panelistë dhe ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar duke përmendur këtu z.  Marius Lazdinis, Nën/kryetar i Njësisë së Para-aderimit DG Agri; zj. Maren Kneller, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada Gjermane; zj. Kirsten Birke Lund, Përfaqësuese e Komitetit Drejtues të Parlamentit Rural Europian; z. Sotiraq Hroni (Kryetar Bordi ANRD); prof. Dr. Bahri Musabelliu, Rektor UBT; prof. Dr. Fatbardh Sallaku (Dekan UBT); zj. Alina Cunk Perklič (Përfaqësuese e lartë e Ministrisë Sllovene të Bujqësisë, Pyjeve dhe Ushqimit, Kryetare e Komitetit Koordinues të CLLD/LEADER); Dr. Carlo Ricci (Ekspert i pavarur); z. Goran Soster (Përfaqësues i PREPARE aisbl -Partnership for Rural Europe) etj.

Picture6Ndërkohë, dita e 3-të e Parlamentit të parë Rural Shqiptar, e cila u mbajt në Parlamentin e Shqipërisë, adresoi mesazhet kryesore nga zyrtarët e qeverisë deri tek fermerët dhe përfaqësuesit e organizatave lokale. Sh.T.Z. Gramoz Ruci, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë hapi sesionin duke adresuar fjalimin e tij Parlamentit të parë Rural Shqiptar (Fjalimi i plotë i z. Ruçi)Sjella e zërit të popullatës rurale në Parlamentin e Shqipërisë (siç u prezantua nga fjalimi inspirues i një gruaje fermere) ishte një tjetër arritje, duke nxitur debat publik mbi situatën e komuniteteve rurale, politikat e zhvillimit rural dhe përpjekjet e qeverisë për të avancuar axhendën rurale. (Fjalimi i plotë i Rigerta Lokut)

DEKLARATA e përbashkët e Parlamentit të parë Rural Shqiptar 2017 – vizioni për komunitet rurale dhe një grup rekomandimesh që adresojnë përparësitë e zhvillimit të komuniteteve rurale në Shqipëri, u lexua dhe ju dorëzua përfaqësuesve të qeverisë si një mënyrë për të garantuar angazhimin e tyre në avancimin e Axhendës Rurale. (Lexo DEKLARATËN)

Një pjesë e rëndësishme e këtij sesioni ishte dhe lançimi i Grupit të Miqve të Parlamentit Rural – një grup advokacie dhe lobimi i përbërë nga personalitete të dalluara të jetës sociale dhe politike në Shqipëri që mbështesin Iniciativën e Parlamentit Rural në takimet e ardhshme çdo dy vite.

Në përfundim, Parlamenti i I-rë Rural Shqiptar ishte i suksesshëm në theksimin e mesazheve kyçe për çfarë duhet më tej për të adresuar sfidat dhe çështjet kritike të zhvillimit rural, sidomos për implementimin e qasjes LEADER/CLLD në krijimin e modeleve funksionale të partneritetit të llojit LAG dhe strategjive lokale të zhvillimit si një instrument efektiv në zhvillimin e qëndrueshëm lokal të zonave rurale.