Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme ANRD – Shkurt 2018

Më 21 Shkurt 2018, u mbajt Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural. Axhenda e takimit përfshiu çështje të rëndësishme që lidhen me veprimtarinë dhe funksionimin e Rrjetit.

Disa nga temat kryesore të diskutuara gjatë Mbledhjes, përfshinë:

  1. Raport progresi mbi aktivitetet e Rrjetit Janar-Dhjetor 2017
  2. Raporti financiar për vitin 2017
  3. Korniza Strategjike ANRD 2018-2020
  4. Prezantimi i projektit “Konsolidimi i rolit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural drejt një modeli funksional të perspektivës me pjesëmarrje dhe me orientim nga poshtë-lart në axhendën kombëtare të zhvillimit rural”, (2018-2020), financuar nga BE dhe zbatuar në partneritet ndërmjet IDM, Agrinet dhe AgroPuka
  5. Anëtarësimet në Rrjet në kuadër të organizimeve të forumeve rajonale

Për më shumë informacion rreth Rrjetit dhe aktiviteteve në fokus, ju ftojmë të vizitoni rubrikën Evente.

Leave a Reply