+355 (04) 2400241 [email protected]

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e Rrjetit, takimi i dytë për vitin 2017, u mbajt më 31 gusht 2017, në hotel Kapital Tirana. 18 pjesëmarrës, përfaqësues të organziatave anëtare ANRD, morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë. Çështjet kryesore të përfshira në axhendë ishin siç vijon:

  • Statuti i rishikuar ANRD
  • Progresi i punës së Rrjetit për periudhën Janar – Shtator 2017
  • Parlamenti parë Rural Shqiptar
  • Çështje të anëtarësisë: Organizatat anëtare aktuale dhe kërkesat për anëtarësi
  • Çështje të tjera

Në përfundim të takimit, Asambleja e Përgjithshme ANRD pranoi dhe miratoi kërkesën për anëtarësi të dy organizatave:

  1. Pro Përmet
  2. COSPE Albania

Asambleja mirëpret të dyja organizatat si anëtarë të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe i përgëzon ata për punën e rëndësishme që kanë bërë në zonën e Përmetit dhe Zadrimës.

Jemi në pritje të punuarit së bashku për zhvillimin e zonave rurale në Shqipëri.

21199604_1964578930489189_2413749970007792326_o      21199698_1964578953822520_8981539337046465795_o

21200541_1964578990489183_2711169307661453458_o      21246295_1964579010489181_7740524995841524324_o