+355 (04) 2400241 [email protected]

logo adad New

Shoqata ADAD Malore është një organizatë profesionale bujqësore, me qëllime jopolitike, joqeveritare dhe jofitimprurëse dhe ka për qëllim ‘Të ndihmojë prodhuesit dhe më gjerë banorët e zonave rurale të organizohen për të marrë në ngarkim zhvillimin e tyre dhe për të ngritur funksione dhe shërbime që janë të nevojshme për to”.

Shoqata ushtron veprimtarinë e saj në funksion të zhvillimit bujqësor dhe rural.

Veprimtaria e saj konsiston në:

  • Zgjerimin e dinamikës profesionale për të trajtuar më mirë çështje me rëndësi kombëtare në strukturimin e aktorëve për zhvillimin bujqësor dhe rural;
  • Ndikimin në rritjen e rolit dhe mbrojtjen e interesave të prodhuesve;
  • Edukimin dhe formimin e prodhuesve dhe specialistëve për rritjen e aftësive tekniko – profesionale;
  • Nxitjen e zhvillimit bujqësor dhe përcjelljen e asistencës teknike pranë prodhuesit etj.