+355 (04) 2400241 [email protected]

CESVI ëshë i pranishëm në Shqipëri që prej vitit 1997, fillimisht në zonat e Shqipërisë së mesme dhe të Jugut si Sarandë, Gjirokastër, Përmet, Delvinë, Lushnjë dhe Fier. Projektet e Cesvi kanë qënë të fokusuara në sektorin e emergjencës (shëndetësi, ujë dhe kanalizime, emergjenca e refugjatëve gjatë krizës kosovare etj.). Cesvi ka si qëllim të përfshijë grupet më në nevojë dhe të mbështesë Autoritetet Lokale në mënyrë që të përmirësojë shërbimet dhe të rrisë kapacitetet, si edhe për të zbatuar projekte të reja në zhvillimin e bujqësisë. Nga 2004 e deri në ditët e sotme Cesvi është duke punuar në pjesën jugore të Shqipërisë (në rrethin Përmet dhe Skraparit) dhe është fokusuar në promovimin e turizmit, standartizimin e prodhimeve agro-ushqimore, krijimin e një marke për produktet tipike dhe lokale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjes të cilësisë së jetës së popullsisë rurale. Gjithashtu, punon me organizata lokale në mënyrë që të krijojë një model të qëndrueshëm të turizmit dhe cilësisë ushqimore.