+355 (04) 2400241 [email protected]

Historiku

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – ANRD

Historiku
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – Anrd

Historik i shkurtër i Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural

 

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) – një nismë genuine e shoqërisë civile për mirëqënie të përmirësuar të komuniteteve rurale – u formalizua në 11 dhjetor 2015 duke kurorëzuar një seri përpjekjesh ndër vite në këtë drejtim. Përpjekjet e deritanishme kanë reflektuar gatishmërinë për të mbështetur dhe kontribuar në zbatimin me sukses të politikave dhe instrumenteve të zhvillimit të qëndrueshëm rural. 

05 qershor 2015: takimi i parë për krijimin e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin rural i 14 organizatave të shoqërisë civile. 

26 shtator 2015: AgroPUKA dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) (dy nga organizatat nismëtare për krijimin e  Rrjetit Rural) organizuan Konferencën Kombëtare “Rrjetëzimi për Zhvillim Rural në Shqipëri”. Duke bërë së bashku përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, Konferenca u shndërrua në një platformë për të diskutuar dhe dakordësuar themelimin e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural.

11 dhjetor 2015: Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural u regjistrua pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si organizatë jo-qeveritare. Rrjeti është organizatë me anëtarësi.

11 mars 2016: ANRD organizon Konferencën kombëtare “Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural: Përfshirja e Aktorëve Jopublik në Axhendën Kombëtare Rurale”.

14 prill 2017: ANRD në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës  organizoi Takimin Çelës të Parlamentit të Parë Rural Shqiptar.

28-30 shtator 2017: Organizohet Parlamenti i parë rural shqiptar.

nga themelimi deri në qershor 2020:  27 organizata të shoqërisë civile janë anëtarësuar në Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural, duke u bërë pjesë e përpjekjeve të ANRD për të advokuar dhe lobuar për politika efektive rurale që janë më pranë banorëve të komuniteteve rurale, hartuar me pjesëmarrjen e komuniteteve vendore, kuptuar dhe zbatuar me njerëzit në territor.

Në linjë me politikën e Bashkimit Evropian për zhvillimin lokal të udhëhequr nga komuniteti, Rrjeti zbaton perspektivën me pjesëmarrje dhe nga poshtë-lart për avancimin e agjendës kombëtare rurale.

Aktualisht, ANRD është anëtare e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin Rural dhe Rrjetit PREPARE (Partnership for Rural Europe).

Bëhu pjesë e ANRD!

 
Regjistrohu