+355 (04) 2400241 [email protected]

Forumi i Politikave Bujqësore 2017 u organizua nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Mal të Zi dhe SWG SEE në Podgoricë, më 11 – 12 tetor. Aktiviteti mblodhi më shumë se 130 përfaqësues të autoriteteve publike, sektorit privat dhe civil, nga rajoni Europës Juglindore dhe më gjerë.

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural u përfaqësua në FPB nga delegatë përfaqësues të Rrjetit, organizatave të shoqërisë civile, autoriteteve publike dhe ekspert të atashuar në Rrjet.

Forumi i Politikave Bujqësore adresoi nevojën për të rregulluar politikat e zhvillimit bujqësor dhe rural në vendet e Europës Juglindore në linjë me kërkesat e BE-së dhe për të përmirësuar konkurencën e ekonomisë rurale duke marrë në konsideratë strukturën e fermave në Ballkanin Perëndimor. FPB 2017 theksoi barrierat ekzistuese në tregtinë e produkteve bujqësore dhe menaxhimin e burimeve naturore në rajon. IPARD si një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm rural u zhvillua, me fokus të veçantë në rëndësinë e qasjes LEADER.

Podgorica Agenda 2017 përmbledh disa nga përfundimet kryesore të FPB 2017.

Për më shumë informacion mbi Forumin e Politikave Bujqësore (FPB) 2017, ju lutem vizitoni http://apf.seerural.org/