+355 (04) 2400241 [email protected]

Në kuadër të projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër – me qëllim për të forcuar institucionalisht organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në përmbushje të rolit të tyre advokues në proceset reformuese rurale dhe bujqësore organizohen një seri aktivitetesh Trajnim për Trajnerët (ToT).

Aktivitetet trajnuese do të zhvillohen rreth dy moduleve kryesore -“Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHC-ve rurale” dhe “Trajnim specifik mbi programin (Advokaci dhe Ekonomi e Gjelbër)” – të ndara në tematika specifike, përgjatë muajve Shtator 2018 – Mars 2019.

Moduli 1 Menaxhimi i Përgjithshëm i OSHC-ve ToT 1.1 Qeverisje Transparente dhe e Përgjegjshme

ToT 1.2 Planifikim dhe Raportim

ToT 1.3 Menaxhimi financiar dhe diversifikimi i fondeve

Tre mujori i fundit  2018
Moduli 2 Trajnim specifik mbi programin – Advokaci dhe Ekonomi e Gjelbër ToT 2.1 Advokaci, Lobim,  Rrjetëzim dhe Fuqizimin e  rrjeteve dhe të organizatave anëtare të tyre

ToT 2.2 Ekonomia e Gjelbër dhe Sipërmarrja

Tremujori i parë 2019

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) në rolin e organizatës zbatuese të projektit NAGE në Shqipëri, hap thirrjen për pjesëmarrje në “Trajnim për Trajnerët – Qeverisja Transparente dhe e Përgjegjshme” që do të zhvillohet më 24 – 25 Shtator 2018, në Shkup, Maqedoni. Thirrja i drejtohet organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnim. Lexoni më shumë mbi Thirrjen.

Shkarkoni Formë Aplikimi.