+355 (04) 2400241 [email protected]

Në kuadër të projektit BOND – një projekt që synon të arrijë nivele më të larta organizimi dhe rrjetëzimi, dhe të zhvillojë një sektor bujqësor më të shëndetshëm, më produktiv dhe më harmonik në Europë në terma afatgjatë, janë organizuar një seri vizitash studimore për të vizituar projekte të përbashkëta ushqimore dhe bujqësore  në gjashtë vende Europiane (Hollandë, Norvegji, Francë, Itali, Spanjë dhe Britani).

Si pjesë e këtyre vizitave studimore, përfaqësues të organizatave anëtare ANRD ndoqën vizitën studimore në Itali, mbajtur më 12 – 16 Mars 2018. Gjatë vizitës studimore pjesëmarrësit u njohën me raste të ndryshme kooperimi të cilat synojnë t’i japin vlerë të shtuar produkteve lokale. Vizitat përfshinë kooperativa, rrjete dhe federata. Fokusi i secilës vizitë studimore ishte ekzaminimi i praktikave lokale të reagimeve pozitive kolektive ndaj sfidave të përbashkëta të bujqësisë së qëndrueshme, aksesit në treg dhe qëndrueshmërisë mjedisore. Pjesëmarrësit ishin në tre rajone të ndryshme, Lacio, Toskana dhe Emilia-Romana, ku patën mundësinë të vizitojnë markata të fermerëve dhe kooperativave vendore organike që prodhojnë vaj ulliri dhe verë, mjaltë, drithëra dhe perime. Cilësia, prodhimi organik dhe kujdesi për komunitetet lokale rurale ishin veçori të përbashkëta të këtyre nismave.

Ndër aspektet më të rëndësishme të vizitës studimore ishte të mësuarit mbi sfidat dhe historitë e suksesit në kooperim dhe rrjetëzim në vendet e vizituara, si dhe ndarja e eksperiencave të tyre.

Për më shumë informacion mbi vizitën studimore në Itali dhe projektin BOND, ju lutem vizitoni https://www.bondproject.eu/about-bond/