Parlamenti i parë Rural Shqiptar: 28-30 shtator 2017

ARP logoParlamenti i Parë Rural Shqiptar përfaqëson një platformë advokuese, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzim dedikuar zhvillimit rural. Parlamenti do të mbahet më 28-30 shtator 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), Institut, Tiranë.
Eventi – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural i përbërë nga njëzet e dy organizata lokale të shoqërisë civile, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës – do të mirëpresë rreth 300 pjesëmarrës. Ai do të sjellë së bashku një rang të gjerë aktorësh rural me qëllim përshpejtimin e axhendës së zhvillimit rural në Shqipëri përmes një qasje nga ‘poshtë-lart’, gjithëpërfshirëse dhe ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit e Parlamentit do të ftohen nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD), dhe do të jenë përfaqësues të 61 Bashkive të vendit: autoriteteve publike lokale, sektorit privat, organizata lokale të shoqërisë civile, organizatat anëtare ANRD, institucione kërkimore, sipërmarrës rural, si dhe grupe formale dhe informale të komuniteteve lokale mbarë vendit, etj.

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Parlamenti I-rë Rural Shqiptar, më 28-30 shtator 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës:

Ftesa

Programi

Regjistrimi

 

Me mbështetjen e:

ARP supporters_final

4 Comments

  1. Parlamenti rural eshte nje nga zgjidhjet me te mira qe i vjen ne ndihme zhvillimit teresor bujqesor ne fshat.

  2. Xhelal Shuti Reply

    Faleminderit per ftesen ne kete eveniment shume te rendesishem per zhvillimin e ekonomise ne zonat rurale.
    Besoi se ky parlament do te ndikoje tek politikberesit ne hartimin e politikave me te sukseseshme te zhvillimit ekonomiko social ne keto zona.
    Ju konfirmoi pjesmarrjen time ne kete takim.

  3. Xhelal Shuti Reply

    Faleminderit per ftesen ne kete eveniment dhe shpresoi se ky Parlamant per zhvillimin rural do te ndikoje tek politik beresit per zhvillimin e keti sektori shume te rendesishem.
    Ju konfirmoi pjesmarrjen time ne kete takim.

Leave a Reply