+355 (04) 2400241 [email protected]

“Konsolidimi i rolit të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural drejt një modeli funksional të perspektivës me pjesëmarrje dhe nga poshtë-lart në agjendën kombëtare rurale” është një projekt 32 mujor, financuar nga Bashkimi Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, i cili ka filluar të zbatohet që nga muaji shkurt 2018. Projekti zbatohet nga tre organizatat themeluese dhe ndër më aktivet të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) dhe ndërtohet mbi vizionin e tyre të përbashkët për pjesëmarrjen civile në politikëbërjen rurale. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim udhëheq zbatimin e projektit, në partneritet me organizatën AgriNET dhe AgroPUKA.

Projekti synon të rrisë impaktin dhe përmirësojë përfshirjen e OSHC-ve dhe Rrjeteve të OSHC-ve (dhe aktorëve të tjerë rural) për të advokuar dhe influencuar hartimin dhe zbatimin e politikave rurale në vend. Qëllimi i përgjithshëm i projektit do të arrihet përmes:

  • Forcimit të kapaciteteve institucionale dhe organizative të ANRD dhe përfaqësuesve të ANRD për zhvillimin rural me pjesëmarrje dhe të qëndrueshëm;
  • Fuqizimit të rolit të ANRD nëpërmjet forumeve të partneritetit shumë aktorësh në nivel rajonal;
  • Promovimit të politikëbërjes rurale të bazuar në evidencë;
  • Ndërmarrjes së nismave advokuese me pjesëmarrje dhe nga poshtë-lart në nivel rajonal dhe kombëtar për të avancuar interesat dhe prioritet e komuniteteve rurale.

 “Në sajë të projektit, ANRD dhe përfaqësuesit e vet përfaqësojnë aktorë të rëndësishëm në një seri nismash konkrete dhe procesesh që  avancojnë interesat dhe prioritetet e komuniteve rurale  si dhe përshpejtojnë proceset reformuese të sektorit drejt modeleve dhe praktikave zhvillimore pozitive europiane”.

Konkretisht, aktivitetet e parashikuara të projektit do të arrijnë shtrirjen e Parlamentit rural në të gjithë vendin dhe decentralizimin e tij në katër parlamente rurale rajonale. Rrugëtimi deri në parlamentin e dytë rural do të përfshijë përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin e rolit të ANRD, fuqizimin e sektorit jo-publik, partneriteteve shumë aktorësh dhe ndërsektorial, si dhe në lidhje me studime dhe kërkime në sektor. Të gjitha këto përpjekje për të influencuar proceset dhe reformat e zhvillimit rural në vend, ndërmerren që ato të adresojnë efektivisht problemet zhvillimore të zonave rurale.