+355 (04) 2400241 [email protected]

Zhvillimi Lokal i Udhëhequr nga Komuniteti (CLLD)

Që në fillim të lançimit të tij në 1991 nga Komisioni Europian si një iniciativë Komunitare, qasja e zhvillimit lokal LEADER i ka ofruar komuniteteve rurale në BE një metodë për përfshirjen e partnerëve lokal në formësimin e zhvillimit të së ardhmes së vendbanimit të tyre. Qasja LEADER ka tërhequr një nivel të lartë interesi si brenda BE dhe më gjerë, jo vetëm në zonat rurale por gjithashtu dhe ato urbane dhe bregdetare.

Gjeneratat e para të LEADER përfituan fonde nga Fondi Struktural i BE si një iniciativë e veçantë e komunitetit rural. LEADER arriti fazën e ‘maturimit’ në 2004 – 2006 dhe që në 2007, është implementuar nën Programet e Zhvillimit Rural dhe bashkë-financuar nën Fondin Europian Bujqësor për Zhvillim Rural (EAFRD).

Suksesi i LEADER në zonat rurale bëri që Fonde të tjera të BE të krijojnë mundësi për aplikimin e kësaj qasje në fusha të tjera. Në periudhën 2007 – 2013 ajo u transferua në mënyrë të suksesshme në Fondin Europian të Peshkimit (nga 2014 Fondi Europian Detar dhe i Peshkimit, EMFF). Nga 2014 qasja u bë e aplikueshme në Fondin Europian Rajonal për Zhvillim (ERFD) dhe në Fondin Social Europian (ESF). Megjithatë, aplikimi i kësaj qasje është i detyrueshëm vetëm në EAFRD.

Për këtë aplikim të gjerë, përdoret termi “Zhvillimi Lokal i Udhëhequr nga Komuniteti” (CLLD). LEADER, me një referencë të qartë ndaj zonave rurale do të vazhdojë të përdoret për CLLD nën EAFRD. Që nga 2014 është e mundur që një Strategji e vetme e Zhvillimit Lokal të mbështetet nga disa Fonde të BE (njohur si CLLD shumë-fondëshe). Kjo do të mundësojë GLV-të (Grupet Lokale të Veprimit) – rurale, të peshkimit dhe urbane, të eksplorojnë plotësisht potencialet e qasjes CLLD për të integruar tërësisht nevojat lokale dhe zgjidhjet. Gjithashtu kjo do të mundësojë që mbështetja për LEADER të koordinohet më mirë me mbështetjen për zhvillimin lokal nga fonde të tjera të BE dhe kështu të përforcohet lidhja ndërmjet fushave të peshkimit, rurale dhe urbane.

Guidë mbi Zhvillimin Lokal të Udhëhequr nga Komuniteti (CLLD) është botuar në fillim të periudhës së programimit 2014 – 2020 me qëllim ofrimin e atyre të përfshirë direkt në GLV disa mjete praktike dhe sugjerime për implementimin e CLLD në një rang të gjerë fushash. Kjo guidë është gjithashtu relevante për të ofruar argumente për organizatat sociale dhe qytetet që CLLD është një mjet efektiv për të adresuar disa nga sfidat e tyre dhe ilustruar se si ESF dhe ERDF mund të përdoren.

Guidë për aktorët lokal mbi Zhvillimin Lokal të Udhëhequr nga Komuniteti:

http://enrd.ec.europa.eu/sites/enrd/files/assets/pdf/clld/Policy-guidance/guidance-clld-local-actors_en.pdf