+355 (04) 2400241 [email protected]

Rreth Anrd

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural – Anrd
Anrd

Historiku

Mirësevini në  faqen e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural!

ANRD është një organizatë  joqeveritare e regjistruar me vendim nr. 5216, më datë 11 Dhjetor 2015 në Gjykatën e Tiranës. Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural është organizatë me anëtarësi.

 
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i Rrjetit. Ai takohet të paktën një herë në vit për të ofruar drejtim strategjik, udhëzime dhe këshilla në linjë me prioritetet e Rrjetit dhe çështje të tjera të rëndësishme në praktikën e zhvillimit rural. Aktualisht Asambleja e Përgjithshme numëron 21 anëtarë me të drejtë vote.

 

 
Bordi përfaqëson grupin drejtues ANRD, që përbën dhe organin kryesor të qeverisjes së Rrjetit. Bordi ndjek punën dhe siguron koordinimin e veprimtarisë tematike të Rrjetit. Bordi përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit.
Organizatat anëtare ANRD

Organizatat anëtare të Rrjetit janë organizata me profil të konsoliduar dhe eksperiencë në aktivitete të rëndësishme në fushën e zhvillimit rural. Ata ndajnë të njëjtin vizionin dhe kanë dakordësuar që të punojnë së bashku për të avancuar rolin e sektorit privat dhe shoqërisë civile në agjendën rurale të vendit.

 
Sipas Statutit të ANRD, anëtarë mund të jenë organizata lokale dhe kombëtare që kanë mision dhe objektiva të njëjta me ANRD. Aplikimet mund të dorëzohen në adresën e Rrjetit dhe vendimi final merret nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme.

Bëhu pjesë e ANRD!

 
Regjistrohu