+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Përgjatë muajit Maj-Qershor 2018, organizatat zbatuese të projektit “Rrjetëzim për Zhvillimin Rural me Pjesëmarrje” u takuan me komunitete rurale në të 12 qarqet e vendit për të identifikuar, inkurajuar dhe angazhuar në proceset e formulimit dhe implementimit të politikave dhe instrumenteve të zhvillimit rural individë, grupe, shoqata, bërthamëza dhe komunitete të ndryshme në zhvillimin rural.

Organizatat zbatuese kanë organizuar 12 forume vendore në dymbëdhjetë qarqet e vendit, duke sjellë së bashku rreth 250 pjesëmarrës. Problematikat kryesore të komunitetit vendor dhe diskutimet interaktive të pjesëmarrësve në aktivitet mbetën fokusi kryesor i këtyre forumeve.

Nëpërmjet forumeve vendore u arrit të identifikohen aktorë aktivë dhe nisma vendore në zhvillimin rural (agro-turizëm, agro-biznes, trashëgimi kulturore, bujqësi dhe ferma familjare, slow-food, promovimi i territorit, mjedis, artizanat, etj). në të gjithë vendin. Këto nisma dëshmojnë lidership vendor dhe përvojat në këtë janë të ndryshme: nisma të inicuara nga një individ, në një komunitet tjetër nga Bashkia, apo dhe nga organizata të shoqërisë civile.

Forumet vendore ofruan një hapësirë për të takuar dhe njohur arritjet dhe sfidat e pjesëmarrësve, si dhe mundësitë e tyre për pjesëmarrje, kontribut dhe avancim të interesave të grupeve dhe komuniteteve që ata përfaqësojnë përmes rrjetëzimit në nivel vendor dhe kombëtar.