+355 (04) 2400241 [email protected]

14 – 17 Shtator 2016: Takimi PREPARE dhe Mbledhja e Përgjithshme e PREPARE AISBL

Ky event – që do të zhvillohet në Voskopojë, Korçë, Shqipëri, ka në fokus të gjithë partnerët PREPARE. Ai përfshin shkëmbimin tematik shumë kombësh në kuadër të projektit ALTER. Programi, në terma të përmbledhur, përfshin:

  • E martë, 13 Shtator – Ardhjet, direkt ose nga aeroporti Tiranës (Shqipëri) ose Ohër (Maqedoni)
  • E mërkurë, 14 Shtator – Vizita në terren (4 grupe vizita një – ditore në terren)
  • E enjte, 15 Shtator – Shkëmbimi tematik në sesionet plenare dhe punët në grup
  • E premte, 16 Shtator mëngjes – Përfundimi i shkëmbimit tematik  sesioni final plenar
  • E premte, 16 Shtator pasdite dhe E Shtunë, 17 Shtator mëngjes – Mbledhja e Dytë e Përgjithshme
  • e PREPARE AISBL
  • E Shtunë, 17 Shtator dhe E Diel 18 Shtator – vizitë opsionale në Parkun Kombëtar të Prespës.

Pjesëmarrja në këtë event është vetëm me ftesë. Vendet janë përcaktuar për partnerët PREPARE si më poshtë vijon:

  • 20 pjesëmarrës të nominuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural
  • 4 pjesëmarrës për secilin nga Bosnia & Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia (partnerët ALTER)
  • 3 pjesëmarrës për secilin nga Kroacia dhe Latvia (bashkëpartnerët ALTER)
  • 2 ose 3 pjesëmarrës për secilin nga partnerët e tjerë ALTER

Për të gjithë pjesëmarrësit nga vendet europiane dhe ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë, një anëtar i delegacionit prej 3 ose 4 përfaqësuesish është përfaqësues i qeverisë.

AFATI PËR REGJISTRIMIN: 1 Gusht 2016.

Për të aplikuar klikoni Takimi PREPARE 2016