+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) në rolin e organizatës zbatuese të projektit NAGE – Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër – në Shqipëri, hap thirrjen për pjesëmarrje në “Trajnim për Trajnerët – Planifikim dhe raportim” që do të zhvillohet më 23 – 26 Tetor 2018, në Shkup, Maqedoni.

Personat e trajnuar në tematikën  e mësipërme, pas trajnimit ToT, do të ofrojnë trajnim në tematikën përkatëse për përfaqësuesit e tjerë të OSHC-ve rurale në Shqipëri, të angazhuar si në organizatat anëtare të ANRD ashtu edhe në organizatata të tjera jo anëtare, përkundrejt shpërblimit financiar të parashikuar në projekt.

Pjesëmarrja dhe përzgjedhja: 

Kjo thirrje i drejtohet organizatave anëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural që të inkurajojnë përfaqësuesit dhe stafin e tyre të aplikojnë për të marrë pjesë në trajnimin ToT Planifikim dhe raportim që do të organizohet më 23-26 Tetor në Shkup, Maqedoni. Inkurajohen të aplikojnë punonjës të niveleve të ndryshme të organizatave anëtare puna dhe përvoja e të cilëve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me çështjet e planifikimit dhe raportimit.

Gjithashtu, përvoja të mëparshme në ofrimin e trajnimeve dhe njohja e mirë e gjuhës angleze do të jenë të kritere në procesin e përzgjedhjes.

Personat që aplikuan në thirrjen e parë për pjesëmarrje në trajnim, janë gjithashtu të ftuar në këtë thirrje. Ndryshe nga kandidatët që aplikojnë për herë të pare dhe duhet të plotësojnë formularin e aplikimit, ata duhet vetëm të shprehin interesin e tyre për pjesëmarrje në trajnim nëpërmjet një e-maili në info@anrd.al.

Në fund të procesit do të përzgjidhen tre përfaqësues bazuar në kriteret e mëposhtme:

  1. Relevanca e temës së trajnimit me pozicionin e punës
  2. Backgroundi arsimor dhe përvoja profesionale
  3. Njohuritë e gjuhës angleze
  4. Motivimi dhe gadishmëria për t’u angazhuar në aktivitete trajnimi për të ndarë know-how e fituar me të tjerë përfaqësues të OSHC-ve rurale.

Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe ushqimit gjatë kohës së trajnimit do të mbulohen nga organizatat zbatuese të projektit NAGE.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit (e linkuar) në adresën e emailit:  info@anrd.al, brenda datës 15 Tetor 2018, ora 17.00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda datës 17 Tetor 2018.

Këtu mund të shkarkoni Formën e Aplikimit