+355 (04) 2400241 [email protected]

Programi i Integruar i Zhvillimit Rural (PIZHR), i njohur ndryshe si programi i “100 fshatrave”, shënon një kthesë në politikat qeveritare dhe instrumentat e deritanishëm që janë ndërmarrë në sektorin e zhvillimit rural, të cilat më së shumti kanë qenë të orientuara kryesisht nga bujqësia nëpërmjet masave tipike bujqësore. Duke qenë se kjo politikë krijon një mjedis inkurajues për aktorët publikë dhe jo-publikë në nivel vendor për zbatimin e qasjes LEADER, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) organizon këtë tryezë për të nxitur sinergji në nivel politikash, si dhe për të rritur impaktin e këtij programi për një zhvillim të qëndrueshëm. Takimi do të organizohet më datë 28 Shkurt 2018, ora 14.00, në ambientet e hotel Tirana International.

Të ftuarit e këtij takimi janë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, agjencive kryesore publike, anëtarë të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Parlamentit, donatorë dhe agjenci ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, akademia, si dhe të tjerë aktorë të interesuar.

Një pjesë e rëndësishme e Programit, është dhe ndarja e Komentarit “Qasja Leader dhe programi i 100-fshatrave – Një perspektivë plotësuese dhe sinergjike për zhvillimin e integruar të zonave rurale”, i cili synon të nxisë dhe orientojë diskutimet e këtij takimi.

Programi

Komentar