+355 (04) 2400241 [email protected]

Workshope rajonale “Drejt një agjende të re rurale”

Workshopet rajonale pasuan aktivitetin lançues të Parlamentit Rural, i cili u mbajt më 14 Prill 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ato synuan të konsultojnë me aktorët vendorë platformën e sfidave të zhvillimit rural dhe ndër të tjera të identifikojnë dallimet dhe specifikat rajonale të zhvillimit rural. Workshopet çuan drejt “një kaskade idesh” që vërtet ndërtohet mbi shqetësimet dhe shpresat e njerëzve rural.

Në total janë organizuar gjashtë workshope rajonale, duke mbuluar gjithë territorin e vendit dhe sjellë së bashku rreth 220 pjesëmarrës.

Çështje të rëndësishme të zhvillimit rural që kërkojnë vëmendjen e vendimmarrësve dhe politikëbërësve u identifikuan, të cilat konfirmuan dhe njëherë:

  1. Tokë bujqësore e fragmentizuar; tokë e papërdorur dhe joproduktive, dhe të drejtat e pronësisë;
  2. Akses i limituar i fermerëve dhe rezidentëve ruralë për kredi dhe shërbime financiare;
  3. Nivel i ulët bashkëpunimi ndërmjet subjekteve, organizatave dhe institucioneve;
  4. Iniciativave të llojit Leader/LAG të paqëndrueshme të ndërmarra në kuadër të projekteve të ndryshme. Një ndër pikat më të dobëta të këtyre strukturave partneriteti ka qenë mungesa e besimit mes aktorëve vendor;
  5. Nivel i ulët angazhimi/interesi i të rinjve në bujqësi;
  6. Infrastrukturë dhe shërbime publike të dobëta dhe të pakta;
  7. Mungesë facilitetesh të përshtatshme për agro-përpunim (magazina, teknologji e rinovueshme, kapacitete procesuese, paketim, logjistikë dhe shpejtësi në transport); Mungesa e organizimit ndërmjet aktorëve në zinxhirët e vlerës ushqimore dhe shkëmbimi i informacionit mes tyre; çmim i ulët i produkteve bujqësore; treg i paidentifikuar.
  8. Pavarësisht modeleve pozitive zhvillimore në bujqësi arritur në sajë të lidershipit të fermerëve, institucionet duhet të marrin një rol më të fuqishëm;
  9. Bashkitë duhet të pajisen me aftësitë, njohuritë dhe të kuptuarin e qasjes Leader;
  10. Bashkitë kanë nevojë për burime të duhura për të përmbushur funksionet dhe përgjegjësitë e tyre në lidhje me zhvillimin rural;
  11. Zhvillimi rural duhet të orientohet drejt zhvillimit me bazë territorin i cili është i integruar, përfshin partneritete ndërsektoriale si dhe shumë aktorëshe. Interesi ndaj implementimit të qasjes Leader duhet të rritet paralelisht me dispozitat për mbështetje për krijimin e partneriteteve ndërmjet sektorëve për prezantimin e Leader/CLLD.

Për të lexuar gjetjet e plota, ju lutem klikoni këtu.