+355 (04) 2400241 [email protected]

Logo

COSPE (Bashkëpunimi për Zhvillimin e Vendeve në Emergjencë) është një shoqatë jo-fitim prurëse (Onlus) që operon në fushën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar, e njohur si Organizatë Jo-qeveritare (OJF) nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkimi Europian. COSPE është e pranishme në Shqipëri që nga viti 1999, dhe operon në zonën Shkodër dhe Dajç-Lezhë. Ajo është aktive në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtarë në 40 vende në zhvillim nëpër botë. Ajo nxit dhe punon për zhvillimin e qëndrueshëm e të barabartë, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut, e drejta për ujë e ushqim, të drejtat e grave, mbrojtja e mjedisit dhe burimeve natyrore në të gjithë botën.

Fushat e ndërhyrjes:

  • Zhvillimi rural, sigurimi i ushqimit, e drejta për ujë
  • Të drejtat e grave, barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve
  • Të drejtat dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje
  • Puna dhe përfshirja ekonomike e sociale.