+355 (04) 2400241 [email protected]

DSC_0452

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural organizoi Takimin Vjetor PREPARE të mërkurën më 14 Shtator, deri më 16 Shtator, e premte, 2016, mbajtur për herë të parë në Voskopojë, Shqipëri.

Takimi përfshiu shkëmbimin tematik shumë kombësh në kuadër të projektit ALTER. Ai shërbeu për të siguruar dialog intensiv në dy çështje kryesore, qendrore për projektin ALTER;

  • fuqizimin e kapaciteteve të OSHC dhe rrjeteve të OSHC për të qenë pjesë aktive e planifikimit të politikave, për të ndërtuar një shoqëri të fortë civile në zonat rurale, dhe për të garantuar zhvillim rajonal përmes bashkëpunimit dhe partneritetit;
  • ndërtimin e partnershipeve ndërmjet OSHC dhe rrjeteve të OSHC dhe institucioneve publike dhe përfshirjen e tyre në proceset vendim marrëse dhe qeverisëse, për mirëqënien e komuniteteve rurale, veçanërisht në vendet partnere të projektit ALTER.

Pjesëmarrësit e këtij eventi ishin anëtarë të organizatave partnere PREPARE dhe të Rrjetit PREPARE dhe partnerëve të projektit ALTER, si dhe të ftuar. Në Takimin Vjetor morën pjesë rreth 75 pjesëmarrës, me eksperiencë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Të ftuar të rëndësishëm që morën pjesë në event ishin Z. Sotiraq Filo – Kryebashkiak i Bashkisë Korçë; Znj. Nadia Kyuchukova – përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë; Z. Grigor Gjeci – Drejtor i Autoritetit Menaxhues në MBZhRAU; Z. Boban Ilic – Sekretar i Përgjithshëm SWG etj.

Programi filloi më 14 Shtator, ku u zhvilluan 4 Vizata në Terren: vizita në iniciativa lokale në Shqipërinë rurale. Ishin katër grupe të krijuara, të cilët vizituan zonën e Voskopojës, Vithkuqit, Shirgjanit dhe Përmetit, për të kuptuar stilin e jetës, kulturën, traditën dhe realittein e jetës në zonat rurale. Pjesë e këtyre vizitave ishin fermat blegtorale, fabrikat prodhuese, punët artizanale etj. Programi vijoi me Bufenë Ndërkombëtare, ku çdo pjesëmarrës kishte sjellë produkte lokale nga rajoni për të kontribuar në bufenë ‘e qëndrueshme’ ndërkombëtare, varietete të ndryshme ushqimesh, duke nxjerrë në pah karakteristikat e çdo vendi dhe rëndësinë e familjeve, fermerëve të vegjël dhe prodhuesve.

Ceremonia Hapëse e Takimit PREPARE filloi të enjten, më 15 Shtator. Paneli i parë u përfaqësua nga Z. Michael Dower, i cili adresoi çështjet kryesore, prezantim të temave dhe programit; Z. Sotiraq Filo, Kryebashkiak i Bashkisë Korçë, adresoi fjalën e tij mirëseardhëse pjesëmarrësve dhe ët ftuarve në lidhje me zhvillimin rural dhe të ardhmen në Shqipëri, me fokus në rajonin e Korçës; Z. Sotiraq Hroni, Kryetar ANRD, i cili prezantoi historinë e krijimit të rrjetit, arritjet e deritanishme të tij, si dhe vizionin për të ardhmen; dhe Z. Dragan Roganovic, President i Rrjetit pwr Zhvillimin Rural nw Serbi, i cili u fokusua nw projektin ALTER dhe partnershipet e zhvillimit rural.

Në vazhdimësi të këtij sesioni, u organizuan dy uorkshope të ndryshme, me pesë sesione paralele secila. Pesë grupet e para të punës, kishin si temë kryesore “Fuqizimin e kapaciteteve të OSHC dhe rrjeteve të OSHC për të qenë pjesë aktive e planifikimit dhe implementimit të politikave, për të ndërtuar një shoqëri të fortë civile në zonat rurale, dhe për të garantuar zhvillim rajonal përmes bashkëpunimit dhe partneritetit”. Pesë grupet e dyta të punës u fokusuan në “Ndërtimin e partnershipeve ndërmjet OSHC dhe rrjeteve të OSHC me institucionet publike dhe përfshirjen e tyre në proceset vendim marrëse dhe qeverisëse, për mirëqënien e komuniteteve rurale.”

Mbrëmja kulturore ndoqi mbylljen e ditës së parë të konferencës.

Ishte organizuar një darkë festive me ushqime tradicionale shqiptare dhe muzikë tradicionale, luajtur dhe kënduar nga Banda e Serenatave Korçare. Surprizë e mbrëmjes ishte gjithashtu grupi i Kërcimtarëve të Korçës, të cilët gjallëruan atmosferën, duke kërcyer valle tipike shqiptare – ishte një shfaqje e mahnitshme që ekspozoi talentin dhe potencialet e fëmijëve. Gjatë mbrëmjes u shpërndanë disa dhurata, si pjesë e një kuizi të pregatitur për pjesëmarrësit.

Dita e dytë e Takimit PREPARE, e premte 16 Shtator, u drejtua nga Z. Hannes Lorenzen. Sesioni ishte strukturuar sipas nën temave të adresuara gjatë sesioneve paralele. Kjo pjesë e konferencës shërbeu për diskutime në grup, pjesëmarrje aktive, komente dhe reflektime mbi temat kryesore të diskutuara gjatë uorkshopeve. Pjesa e dytë e këtij Sesioni Plenar ju dedikua një debati më të gjerë mbi temat kryesore të diskutuara. Sesioni u përmbyll duke referuar çështjet kryesore që kërkojnë progres.

Paneli i fundit u përfaqësua nga Z. Grigor Gjeci, Znj. Nadia Kyuchukova, Z. Hannes Lorenzen, Z. Dragan Roganovic dhe Z. Michael Dower. Në këtë panel të fundit të procedurave formale, u dhanë adresimet formale lidhur me zhvillimin rural, perspektivat e së ardhmes dhe sfidat për çdo person të përfshirë: institucione publike, institucione private, grupe të interesit dhe individë aktivë të cilët artikuluan mesazhet e tyre kryesore në kuadër të zhvillimit rural.