+355 (04) 2400241 [email protected]

Picture4Gjatë periudhës Maj – Korrik 2017, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural organizoi 6 workshop-e rajonale “Drejt një axhende të re Rurale”. Workshop-et janë parashikuar në kontekstin e Parlamentit të parë Rural Shqiptar (PR) 2017, që përfaqëson një iniciativë advokacie, ndërtimi kapacitetesh dhe rrjetëzimi dedikuar zhvillimit rural. Picture3

Workshop-et pasuan eventin lancues të Parlamentit, i cili u mbajt më 14 Prill 2017, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Workshop-i rajonal është zgjedhur si metoda që na lejon të takojmë, informojmë dhe konsultojmë me aktorët lokal , të tillë si autoritetet lokale publike, OSHC-të, shoqatat e fermerëve, sipërmarrësit rural, njerëzit lokal etj, çështjet lidhur me platformën e advokacisë, psh Parlamenti Rural, sfidat dhe çështjet kritike të zhvillimit rural.

Workshop-et synuan të konsultojnë me aktorët lokal platformën e sfidave të zhvillimit rural, dhe ndër të tjera të theksojë diferencat dhe specifikat rajonale të zhvillimit rural. Workshop-et çuan drejt “një kaskade idesh” që vërtet ndërtohet mbi shqetësimet dhe shpresat e njerëzve rural. Këto ide do të sintetizohen në nivel kombëtar, në takimin e Parlamentit të parë Rural Shqiptar, në Shtator 2017.

Në total, janë organizuar gjashtë workshop-e rajonale, duke mbuluar gjithë territorin e vendit, dhe sjellë së bashku 220 pjesëmarrës.