+355 (04) 2400241 info@anrd.al

ALTER është një projekt 4 – vjeçar, financuar nga Bashkimi Europian, paraqitur nga Komisioni Europian.

ALTER implementohet nga një konsortium rrjetesh rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, nxitur dhe përkrahur nga PREPARE – Partnershipi për Europën Rurale (www.preparenetwork.org):

Qëllimi gjithëpërfshirës i ALTER është nxitja e një mjedisi mundësues ligjor dhe financiar për shoqërinë civile, për të fuqizuar shoqërinë civile që të jetë aktor i pavarur efektiv dhe i besueshëm, dhe për të përmirësuar kapacitetet e tyre për të dialoguar me strukturat qeveritare me qëllim influencimin e politikëbërjes dhe proceseve vendimmarrëse për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale dhe për t’i bërë ato përgjegjës për performancën ndaj qytetarëve dhe shoqërisë së gjerë.

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve dhe rrjeteve të OSHC-ve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, për pjesëmarrje aktive në planifikimin dhe implementimin e politikave, si dhe ndërtimin e shoqërive të forta civile në zonat rurale; dhe të rrisë zhvillimin rajonal përmes rrjetëzimit dhe bashkëpunimit.
  • Ndërtimi i partnershipeve të OSHC-ve dhe rrjeteve të OSHC-ve me institucionet publike dhe përfshirja e tyre në proceset qeverisëse dhe vendimmarrëse, për mirëqënien e komuniteteve rurale në këto vende.

Veprimet kanë si fokus primar rrjetëzimin, ngritjen e kapaciteteve dhe advokacinë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet çështjeve ndërsektoriale (mbështetje për grupet e margjinalizuara dhe kategoritë vulnerabël, sipërmarrjet sociale, inkurajimi inovacionit në zonat rurale, mbrojtja e mjedisit).

Kohëzgjatja: 2016 – 2019