+355 (04) 2400241 [email protected]

ALTER (Territore Aktive Lokale për Zhvillimin Ekonomik të Zonave Rurale) është një projekt 4 – vjeçar, financuar nga Bashkimi Europian, paraqitur nga Komisioni Europian.

ALTER implementohet nga një konsortium rrjetesh rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, nxitur dhe përkrahur nga PREPARE – Partnershipi për Europën Rurale (www.preparenetwork.org):

  • Rjeti për Zhvillimin Rural të Serbisë;
  • Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në kuadër të Rjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural të BiH – Bosnja dhe Hercegovina
  • Rrjeti i Organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural të Republikës së Maqedonisë
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural në Malin e Zi
  • Fondacioni për Zhvillim në Turqi
  • Forumi Rural i Letoni-së

PREPARE është një bashkëpartner formal i programit, përfaqësuar nga Forumi Rural i Letonisë.

Qëllimi gjithëpërfshirës i ALTER është nxitja e një mjedisi mundësues ligjor dhe financiar për shoqërinë civile, për të fuqizuar shoqërinë civile që të jetë aktor i pavarur efektiv dhe i besueshëm, dhe për të përmirësuar kapacitetet e tyre për të dialoguar me strukturat qeveritare me qëllim influencimin e politikëbërjes dhe proceseve vendimmarrëse për zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve rurale dhe për t’i bërë ato përgjegjës për performancën ndaj qytetarëve dhe shoqërisë së gjerë.

ALTER do të realizojë qëllimin e tij përmes forcimit të kapaciteteve të rrjeteve të OSHC-ve për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, dhe për të promovuar partnershipin e tyre me institucionet publike dhe përfshirjen në proceset vendimmarrëse dhe qeverisëse, për mirëqënien e komuniteteve rurale në këto vende. Veprimet kanë si fokus primar krijimin e kontakteve, ngritjen e kapaciteteve dhe advokacinë. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet çështjeve ndërsektoriale (mbështetje për grupet e margjinalizuara dhe kategoritë vulnerabël, sipërmarrësit social, inkurajimi inovacionit në fushat rurale, mbrojtja mjedisore).

Rezultatet e pritshme të ALTER janë si mëposhtë vijon:

  • Promovimi i koncepteve të zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik rural, përfshirjes sociale të komuniteteve rurale, dhe përfshirjës aktive të OSHC-ve në formulimin dhe implementimin e politikave;
  • Rritja e kapaciteteve të OSHC-ve në advokimin e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik; në krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimit me autoritetet publike;
  • Fuqizimi i kapaciteteve menaxheriale dhe strukturave qeverisëse të OSHC-ve dhe Rrjeteve të OSHC-ve, dhe aftësive të tyre për të elaboruar plane afatgjata strategjike organizacionale, duke rritur kështu efektivitetin e tyre, aftësinë e tyre për të tërhequr dhe menaxhuar fonde të ndryshme dhe përgjegjshmërinë e tyre ndaj anëtarëve dhe përfituesve;
  • Advancimi i nivelit të përfshirjes së OSHC-ve dhe qytetarëve në të gjitha aspektet e qeverisjes lokale, dhe promovimit të bashkëpunimit dhe partnershipit ndërmjet sektorëve dhe aktorëve të ndryshëm në zonat rurale, bazuar në parimet e LEADER dhe konceptet e Zhvillimit Lokal në Drejtim Komunitar;
  • Zhvillimi i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin Rural si një platformë funksionale rajonale për bashkëpunimin e rrjeteve kombëtare në Ballkan;
  • Forcimi dhe zgjerimi i rrjeteve, bashkëpunimeve transkombëtare, transferimit të njohurive, shkëmbimit të praktikave të mira ndërmjet OSHC-ve dhe rrjeteve të OSHC-ve në shtatë vendet partnere, dhe ndërmjet tyre dhe vendeve të BE.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi kontaktoni IDM në [email protected]; ose në Tel: 04 24 00 241.