+355 (04) 2400241 info@anrd.al

Projekti NAGE – Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër – është një projekt trevjeçar, financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të thirrjes “OBJEKTIVAT E SHOQËRISË CIVILE DHE PROGRAMI I MEDIAS 2016-2017” mbi Konsolidimin e Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile. NAGE zbatohet nga një konsorcium i rrjeteve rurale në vendet e Ballkanit Perëndimor që veprojnë së bashku në interes të anëtarëve të tyre përmes Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin Rural (BRDN). Partnerët kanë krijuar një veprim që pasqyron synimet e zhvillimit të BRDN dhe që për rrjedhojë forcon pozicionimin e rrjetit në rajon, duke inkurajuar ndërkohë përfshirjen e nivelit vendor në vendimmarrjen publike dhe proceset e reformave, si dhe rrjetëzimin dhe advokimin për futjen e konceptit të ekonomisë së gjelbër, duke ofruar zgjidhje politike të bazuara në evidenca.

Rrjeti i Zhvillimit Rural i Republikës së Maqedonisë po udhëheq zbatimin e projektit NAGE në partneritet me rrjetet në vijim:

  • Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural në Bosnjë dhe Hercegovinë (MRRBiH)
  • Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (NORDK)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural i Serbisë (MRRS)
  • Rrjeti për Zhvillimin Rural i Malit të Zi (MRRCG)
  • Rrjeti Kroat për Zhvillimin Rural (HMRR)

Qëllimi i përgjithshëm i NAGE është të ofrojë mbështetje për të rritur ndikimin  politik dhe vendimmarrës të BRDN dhe të anëtarëve të saj, përmes përfshirjes në proceset e reformimit të programeve dhe politikave rurale e bujqësore me synim përfshirjen e konceptit të ekonomisë së gjelbër.

Si i tillë, NAGE hap një fushë të re ndërhyrje para komuniteteve rurale të Ballkanit dhe përfaqësuesve të politikave dhe vendimmarrjes së vendeve jo-anëtare në BE që marrin pjesë në projekt. Veprimi do të vërë në agjendat kombëtare çështjen e mbrojtjes së mjedisit dhe sipërmarrjes së gjelbër si pjesë integruese të programeve të zhvillimit bujqësor dhe rural.

Projekti NAGE do të arrijë qëllimin e tij nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të OShC-ve  në punën e përgjithshme të tyre, në advokim dhe rrjetëzim, për të qenë në gjendje të përballojnë rolin e tyre si avokatë të reformës bujqësore dhe rurale, në një mënyrë transparente dhe llogaridhënëse duke futur konceptin e ekonomisë së gjelbër si një model sipërmarrës unik ndërsektorial për diversifikim rural dhe qëndrueshmërinë.

BRDN dhe anëtarët e tij do të përdorin zhvillimin e politikave të bazuara në fakte dhe advokimin e bazuar në të drejta për të nxitur proceset kombëtare të përafrimit të CAP (Politika e Përbashkët Bujqësore) të BE-së dhe  ekonominë e gjelbër duke  përforcuar kapacitetet e rrjetëzimit dhe advokimit të BRDN-së, duke rritur njohjen, duke zgjeruar impaktin dhe duke forcuar pjesëmarrjen  në proceset e vendimmarrjes politike.

Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni ANRD në info@anrd.al  ose tel. 04 24 00 241