NEWSLETTER

Europe in Rural Albania

facebook tumblr pinterest twitter
TETOR 2019

Aktivitetet e ANRD

PRO GRAVE RURALE | 15 Tetor 2019

Rreth 150 gra dhe vajza nga zonat rurale të vendit u mblodhën në Edicionin e parë të ‘Pro Grave Rurale’ të organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale me 15 tetor 2019. Ky edicion synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e rëndësishëm dhe kontributin e grave rurale në zhvillimin rural dhe njëherësh tërheq vëmendjen e të gjithëve për adresimin e sfidave me të cilat ato përballen. [Lexo më shumë]

“Nëse Shqipëria dëshiron të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm (në fushat e punësimit, mjedisit, arsimit, shëndetësisë) duhet me patjetër që t’i ofrojë më shumë hapësirë dhe mbështetje grave në zonat rurale.”

Brian J.Williams
Përfaqësues i UN në Shqipëri

PKIE | Kapitulli 11- Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

ANRD në vitin e fundit ka intensifikuar përpjekjet në monitorimin dhe analizën e politikave të zhvillimit bujqësor dhe rural në Shqipëri. Në këtë kontekst, ANRD dhe anëtarët e saj synojnë të inkurajojnë pjesëmarrjen e publikut në procesin e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE-së. Aktualisht po punohet për përgatitjen e një raporti monitorues për zbatimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian, Kapitulli 11 – Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. [Lexo më shumë]

Women Hub | Nëntor 2019

ANRD paraqet një 'formë' të re për aktivizmin rural. Krijimi dhe fuqizimi i rrjetit të grave rurale për të lidhur nisma, grupe dhe përpjekje të limituara dhe të izoluara në nivel lokal me procese zhvillimore në të nivele më të larta. STAY TUNED! [Lexo më shumë]

lastimg
lastimg

Youth Hub | Nëntor 2019

ANRD paraqet një 'formë' të re për aktivizmin rural. Krijimi dhe fuqizimi i rrjetit të të rinjve rurale për të lidhur nisma, grupe dhe përpjekje të limituara dhe të izoluara në nivel lokal me procese zhvillimore në të nivele më të larta. STAY TUNED! [Lexo më shumë]

Aktivitetet e Ardhshme

Bëhuni pjesë e aktiviteteve tw ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni tw mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.

img1 img2 img3
Parlamenti Evropian Rural
"ERP & ERYP"
Asturias, Spanjë, 4-9 nëntor 2019

Pritësi për ERP-në e 4-të do të jetë READER Rrjeti i Zhvillimit Rural Asturian dhe partnerët e tyre, në bashkëpunim me partnerin ERP REDR, Rrjetin Spanjoll të Zhvillimit Rural. [Lexo më shumë]
Workshop Udhëtues
"Në rrugën e verës dhe të ullirit"
14-15 Nëntor 2019

Ky aktivitet integron udhëtimin me workshopin dhe synon të afrojë pjesëmarrësit dhe të kapërcejë barrierat midis aktorëve të ndryshëm të zhvillimit rural përmes rrjeteve. [Lexo më shumë]
Tryezë Diskutimi
"Raporti monitorues i PKIE"
Nëntor 2019

Kjo tryezë diskutimi do zhvillohet nga ANRD për të ndarë me shoqërinë civile dhe grupet e interesit rezultatet e raportit monitorues të kapitullit 11 të PKIE - Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. [Lexo më shumë]
img1
[email protected]
www.anrd.al

Edited by: Gent IMERAJ
© Copyright 2019 ANRD
img1
Nikolin Karapanço

Nikolini është i angazhuar si Koordinator Projekti tek Agrinet Albania e cila operon në fushën e bujqësisë, mbështetjes së fermerve të vegjël dhe të mesëm si dhe në fushën e zhvillimit rural. Aktualisht, ai vazhdon kualifikimet pas–universitare për shkollën e doktoraturës në fushën e mbrojtjes së bimëve. Nikolini ka një kontribut të vecantë në ndihmën dhe mbështetjen për fermerët e zonës së Korcës. Gjithashtu, Nikolini ka pasur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e aktorëve vendor në procesin e konsolidimit të forumit të Egnatias, si pjesë e rëndësishme e lëvizjes rurale për politika efektive në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm të komuniteteve rurale. Ai shprehet "Për t’u ndjerë i plotësuar në vetvete duhet gjithmonë të angazhohesh në shërbim të zhvillimit".