NEWSLETTER
SHTATOR - TETOR 2020
|
|
|
|
PRIORITETET DHE ASPIRATAT E GRAVE DHE VAJZAVE NË ZONAT RURALE NË FOKUS TË PRO-GRAVE RURALE
Rreth pesëdhjetë gra dhe vajza nga komunitetet rurale të vendit u mblodhën në Edicionin e dytë të ‘Pro Grave Rurale’, organizuar nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) dhe bashkia Roskovec me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale. ‘Pro Grave Rurale’, me gra dhe vajza nga e gjithë Shqipëria (Puka, Zadrima, Shkodra, Mirdita, Korca, Berati, Fieri, Tirana etj.) udhëtuan drejt Bashkisë së Roskovecit e vlerësuar si “Bashkia pro-grave rurale” për këtë vit. Ky edicion në përpjekje për t’u kthyer në një traditë të përvitshme, synon jo vetëm për të festuar dhe sjellë në vëmendje gratë që jetojnë e punojnë në zonat rurale të Shqipërisë, por mbi të gjitha për të advokuar njohjen dhe aktivizimin e plotë të potencialit të tyre të jashtëzakonshëm krijues, prodhues dhe rolit të pamohueshëm si agjente ndryshimi në familjet dhe në komunitetet e tyre. (UN Women 2020)
[Lexo këtu mbi eventin]
|
|
|
DEKLARATË: GRATË RURALE SHQIPTARE KËRKOJNË DREJTËSI PËR REALIZIMIN E ASPIRATAVE TË TYRE
Ne, pesëdhjetë pjesëmarrës, kryesisht gra dhe vajza nga komunitetet rurale të vendit, u takuam në bashkinë e Roskovecit më 15 tetor 2020 nën kujdesin e Kryetares së Bashkisë së Roskovecit dhe Koordinatores Kombëtare të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural dhe me mbështetjen e organizatave anëtare të Rrjetit. I jemi mirënjohës bashkisë së Roskovecit dhe stafit për mikpritjen dhe organizimin e eventit PRO GRAVE RURALE II me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale. Ne u mblodhëm dhe diskutuam nevojat dhe sfidat e shumta që përjetojmë dhe u konsultuam mbi gjetjen e zgjidhjeve praktike dhe se, në ç’mënyrë politikat dhe instrumentet publike mund të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje.[DEKLARATA JONË] GRUAJA RURALE VIZIONARE KËRKON MUNDËSITË PËR TË QËNË EDHE NËNË E MIRË, SIPËRMARRËSE E SUKSESSHME DHE GRUA AKTIVE NË KOMUNITET.
|
|
|
KARVANI I GJELBËR || NAGE
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në kuadër të Projektit “Rrjetëzim dhe Mbështetje për Ekonominë e Gjelbër” – NAGE zhvilloi në datën 15 Tetor 2020 në Roskovec aktivitetin “Karvani i Sipërmarrjes së Gjelbër II” që përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale. Karvani i Gjelbër dhe festimi i Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale u përfshinë në eventin “Pro Grave Rurale II”, një aktivitet i përvitshëm që këtë vit u përqendruar në fuqizimin e grave rurale përmes sipërmarrjes së gjelbër. [Shiko Postimin]
|
|
|
|
KODI I GJELBËR || PËR MIRËQËNIE SOCIALE DHE MJEDISORE
Organizata “Për Mirëqenie Sociale dhe Mjedisore” e mbështetur nga Qendra EDEN realizoi në kushtet e pandemisë projektin 1 vjeçar “Kodi i Gjelbër- Green Code”. Ky projekt ofroi modele të reja dhe teknika inovative mbi një kulturë të re të menaxhimit të mbetjeve urbane me moton “Për Beratin si pasuri botërore e UNESCO-s.” duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe “ekonominë e gjelbër” në biznese beratase, që veprojnë në fushën e turizmit familjar. [Shiko Postimin]
|
|
SLOW FOOD YOUTH NETWORK of Malësi e Madhe: Volunteering Week
Pas 4 ditësh angazhimi social, argëtimi dhe socializimi në Veri të Shqipërisë, edicioni i dytë i Javës së Vullnetarizmit, financuar European Union in Albania nëpërmjet projektit "FoRuM", edhe këtë vit Java e Vullnetarizmit mund të konsiderohet një sukses: Rreth 30 të rinj nga Malësia e Madhe kanë marrë pjesë me entuziazëm dhe pasion për aktivitetet, pastrimin, pikturën dhe kujdesin ndaj kafshëve duke eksploruar territore të reja në Vlorë/Llogara me grupin pritës.
[Shiko Postimin]
|
|
|
|
"PUKA - GUIDE" || NAGE
Kjo faqe interneti është krijuar dhe mirëmbajtur në kuadër të projekit «Nxitja dhe promovimi i ekonomisë qarkulluese rurale në Pukë», me objektiv nxitjen e ekonomisë qarkulluese në sipërmarrjet rurale në Pukë dhe promovimin e tyre për të krijuar ekonomi të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, zbatuar nga Instituti i Politikave Mjedisore. Ky projekt financohet përmes Konsolidimit të Rrjeteve Tematike Rajonale të Organizatave të Shoqërisë Civile, në kuadër të projektit NAGE * Rrjetëzimi dhe Advokimi për Ekonominë e Gjelbër), i financuar nga Bashkimi Evropian. [Linku për website]
|
|
Aktivitetet e Ardhshme
|
Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.
|
|
|
|
|
KONSULTIM: Long term VISION for rural areas deri më 27 Nëntor 2020
Marrë nga PREPARE: Komisioni Evropian ka filluar një konsultim për të azhurnuar politikën e BE-së për zhvillimin rural. ELARD ka publikuar rezultatet e anketimit mbi të ardhmen e zonave rurale. BE synon të fillojë një debat mbi të ardhmen e zonave rurale dhe rolin që ato duhet të luajnë në shoqërinë tonë. Kjo iniciativë do të përcaktojë një vizion për të ardhmen e zonave rurale deri në vitin 2040 dhe do të mbledhë pikëpamje. [Ky konsultim është i hapur për reagime deri më 27 nëntor 2020]
|
WEBINAR Rural trends and Solutions 27 Nëntor 2020
Ku po drejtohet "ruralja"? A po kthehet urbanizimi në fshatarizim? Webinari përpiqet të shqyrtojë trendet, kostoja e këtyre trendeve dhe gatishmëria e menaxhimit të ndryshimit në politikë dhe vendimmarrje. Tranzicioni dixhital dhe teknologjik janë faktorët kryesorë për të ardhmen e Evropës Rurale - mundësitë, pengesat dhe disponueshmëria e barabartë do diskutohet. Pjesmarrës do jenë OJQ-të e zhvillimit rural, aktorët lokalë / vendimmarrës e qytetarë. Maksimumi 100 pjesëmarrës. [Shiko lajmin]
|
WEBINAR V PUBLIC DIPLOMACY 2020 Nëntor 2020
Fondacioni për Politikat Zhvillimore në Poloni organizoi një seri Webinar-esh shumë interesantë për axhendën rurale, në partneritet me Rrjetin ANRD. Tematikat përfshinë: Mekanizmat mbështetëse (grante); Modele strukturash; Bio-certifikim; Brandimi; Teknologji dhe Inovacioni; Siguria Ushqimore; Rrjetëzimi. Në Nëntor do zhvillohet webinar V dhe i fundit i këtij projekti, ku më pas 2 sipërmarrje rurale të të rinjsh shqiptarë do promovohen me gazetarë polakë. [Shiko webinar-in e kaluar]
|
|
|
PIER PAOLO AMBROSI - Pioneri i zhvillimit rural shqiptar
Pier Paolo Ambrosi, lindur në Itali (Casaleone-Verona) më 08.08.1948, është ai që mund të përcaktohet i vetëm në llojin e tij.
Që i ri i përkushtuar ndaj solidaritetit dhe zhvillimit të barabartë të popullatave të ndryshme në botë, ai studioi gjuhë frënge në Universitetin e Veronës dhe menjëherë pas diplomimit të tij ai filloi karrierën e tij të gjatë dhe të frytshme në botën e zhvillimit.
Ai ka punuar në vende të ndryshme afrikane dhe pasioni i tij për punën në terren me misionarë dhe komunitete rurale është përkrahur gjithmonë nga gruaja dhe familja e tij, duke e mbështetur atë në çdo sfidë dhe aventurë të ndërmarrë. Për të mos u habitur, djali i tij i parë lindi në Senegal, ndërsa djali i tij i katërt dhe i fundit, gjatë përvojës së tij të gjatë shqiptare.
Pier Paolo mbërriti në Shqipëri në 1991 si misioni i parë studimor nga Caritas Italian. Një përvojë që duhej të kishte mbaruar në 3 muaj, por që vazhdon ende sot, pas 29 vitesh, plot dashuri, vëmendje dhe respekt për këtë vend të veçantë.
Ai ka qenë i pari që filloi një komunitet “furrë buke” në Rajonin e Shkodrës, si dhe kooperativa të ndryshme dhe kultivimin e kulturave bujqësore në qendër të Shqipërisë, duke dhënë sugjerimet e para për Zhvillimin Rural Shqiptar që po përjetojmë të gjithë tani.
Zhvillimi Vendor i Udhëhequr nga Komuniteti (CLLD) dhe Qasja LEADER kanë qenë fjalët kyçe në punën e tij me Caritas, LVIA dhe VIS, të zbatuara si në kontekstin urban ashtu edhe në atë rural. Së bashku me VIS, plani i parë zyrtar urbanistik për Tiranën (më konkretisht për zonën e Breglumasit) u hartua dhe falë mbështetjes së Bashkëpunimit Italian (Cooperazione Italiana), nismat e VIS në Malësi të Madhe filluan në 2009, duke kontribuar në zhvillimin e fortë të zonës, sot e njohur mirë nga qeveria dhe vizitorët e shumtë shqiptarë dhe të huaj.
Pier Paolo është një pikë referimi në botën e bashkëpunimit dhe zhvillimit, me një rol kyç dhe të pazëvendësueshëm gjithashtu në përfshirjen e Slow Food në Vend dhe anëtar themelues i ANRD.
Njohja e tij e thellë e Historisë Shqiptare, respekti për secilin person që takon dhe gatishmëria e ndihmesës për këdo që kërkon mbështetje, bindja e tij se të huajt kanë nevojë të mësojnë shqip dhe jo e kundërta si dhe besimi i tij në zemrën e mirë të njerëzve, janë një shembull se si të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.
|
|
|