|
Aktivitetet e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural - ANRD
|
Qendra Burimore për të rinjtë rural | Rural Youth Hub starton lëvizjen rinore rurale
Në përfundim të workshopit udhëtues “Realiteti i të rinjve në zonat rurale ndërmjet sfidave dhe aspiratave për të ardhmen”, Rrjeti Shqiptar per Zhvillim Rural – ANRD ka kënaqësinë të ndajë me ju përpjekjen më të fundit dedikuar rinisë rurale. Njëzet profesionistë të rinj nga shtatëmbëdhjetë fshatra të Shqipërisë morrën pjesë në një aktivitet tre-ditor për të diskutuar sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Shqipërinë rurale.[Lexo më shumë]
|
|
|
|
“Ne vendosëm që të ndalojmë së shkruari letra të papërfunduara. Të vetmet luftëra të mira dhe paqe të këqija - përpjekjet tona, me shtrëngime duarsh.”
Gent IMERAJ
Koordinator ANRD Youth Hub
|
|
|
Workshop Udhëtues nëpër rrugën e verës dhe të ullirit | 14-15 Nëntor 2019
“Të zbulosh nuk do të thotë thjesht të udhëtosh larg për të gjetur gjëra të reja, mjafton të shikosh me sy tjetër çfarë natyra dhe njeriu ka krijuar edhe pranë teje”. Workshop udhëtues nëpër rrugën e verës dhe ullirit u organizua në 14-15 nëntor në komunitetet rurale të qarqeve Tiranë dhe Durrës. [Lexo më shumë]
|
|
|
|
Çertifikohen pesë trajnerët e parë në Shqipëri mbi Qasjen LEADER! | 18 Tetor - 5 Dhjetor 2019
Me mbështetjen e GIZ dhe RRD SWG në Shkup, u zhvillua me sukses trajnimi mbi Qasjen LEADER në Ballkanin Perendimor. Ndër 35 pjesëmarrës, u çertifikuan 5 pjesëmarrës nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural. [Lexo më shumë]
|
|
|
|
|
|
Refleksion mbi Eksodin Rural në Shqipëri "Autore: Evelina AZIZAJ" 26 nëntor 2019
Ky artikull u botua fillimisht në gjermanisht në Info Europa Magazine (Instituti i rajonit të Danubit dhe Evropës Qëndrore), e cila është suplement i gazetës austriake "Die Presse", që ka audiencë të gjerë. Numri i muajit nëntor 2019 trajton strategjitë kundër eksodit rural në rajonin e Danubit. [Lexo më shumë]
|
Parlamenti Rural Shqiptar
E artikuluar si një ide në 2016, “Parlamenti Rural” u shndërrua në një projekt ku të gjithë filluan të besojnë e tashmë po nis të kthehet në një praktikë gjithëpërfshirëse për të nxitur dhe ndërmarrë nga poshtë lart reforma të domosdoshme që synojnë rigjallërimin dhe rilindjen e zonave rurale. [Lexo më shumë]
|
Parlamenti i katërt Evropian Rural Asturias, Spanjë, 4-9 nëntor 2019
Parlamenti i katërt Evropian Rural – Zëri i Evropës rurale të dëgjohet – u zhvillua në veri të Spanjës, në fshatin bregdetar të Candas, Asturias nga 6-9 nëntor 2019. Eventi mblodhi rreth 355 pjesëmarrës nga 40 vende, nga të cilët pesë ishin nga Shqipëria dhe tre prej tyre përfaqësues të ANRD. Parlamenti u ndoq nga shumë të rinj të cilët organizuan Parlamentin e dytë rinor rural nga 4-6 nëntor.
[Lexo më shumë]
|
|
|
|
Petrit IMERAJ
President i Shoqatës “Aleanca e Alpeve Shqiptare”. Petriti është drejtues projektesh, konferencash, trajnimesh, forumesh, lektor etj. Ai, u vetë-përpoq të krijonte "një pikturë domethënëse për Alpet e Shqipërisë së Veriut". Guidë profesionale, e licensuar për ekoturizëm dhe turizëm natyror (kërkime mbi botën e egër), i referuar nga guidat turistike më prestigjioze në Planet. Autor dhe bashkëautor i disa artikujve me karakter didaktiko-shkencor dhe informativ në median e shkruar vendase dhe të huaj (harta, guida, artikuj shkencor etj). Realizues–autor për foto-ekspozita vetjake mbi vlerat natyrore të rajonit malor në Shqipëri, Angli, Gjermani, Ceki. Me datë 11 Dhjetor 2019, Dita Botërore e Maleve, Petriti u shpreh në media: "#MountainsMatter këto vite është thirrja për të rinjtë e maleve, #MountainsYouth".
|
|
|
|