+355 (04) 2400241 info@anrd.al

PARLAMENTI II RURAL SHQIPTAR 2020

PERSPEKTIVA EUROPIANE E SHQIPËRISË RURALE

Parlamenti Rural Shqiptar (PRSH) është nismë e Rrjetit Shqiptar të Zhvillimit Rural (ANRD) dhe përfaqëson një platformë advokacie, ndërtimi të kapaciteteve dhe rrjetëzimit dedikuar zhvillimit rural.

Në vijim të Parlamentit I Rural Shqiptar (shtator 2017) dhe, në përgjigje të sfidave aktuale të zhvillimit bujqësorë dhe rural, ANRD në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) kishin planifikuar të organizojnë Parlamentin II Rural Shqiptar, në datat 2-3 Prill 2020.

Për shkak të situatës së krijuar nga CoVid-19, PRSh II, është shtyrë për tu organizuar në vjeshtën  e vitit 2020.

Kliko për të lexuar të plotë platformën e Parlamentit të Dytë Rural Shqiptar.

 

FTESË PËR KONTRIBUT! #3MINPYETSOR

     #RrjetiShqiptarpërZhvilliminRural përmbylli organizimin e katër forumeve rurale rajonale në kuadër të #ParlamentiDytëRuralShqiptar. Kjo periudhë ka qenë e rëndësishme në animimin e dialogut dhe kontributin e aktorëve të ndryshëm publik dhe jo-publik për të shqyrtuar realitetin dhe njohur më mirë me nevojat dhe problematikat, për të reflektuar rreth vizionit dhe prioriteteve që përmirësojnë komunitetet rurale anembanë vendit.
     Në përmbyllje të këtij raundi të platformës kombëtare, duam të dëgjohet zëri juaj dhe të adresohen problematika të rëndësishme për ju. Kontributi juaj është i rëndësishëm për advokacinë kombëtare në Parlamentin e dytë Rural Shqiptar, i cili për shkak të situatës të krijuar nga Covid-19, është shtyrë për t’u organizuar në vjeshtën e vitit 2020. Ju lutem klikoni në linkun më poshtë për të plotësuar pyetsorin:
     Koha për të plotësuar pyetësorin është llogaritur jo më shumë se 3 minuta. Ju falenderojmë për kontributin tuaj!

FORUMET RURALE RAJONALE 

Në kuadër të Parlamentit II Rural Shqiptar (tbc: Shtator 2020), Rrjeti Shqiptar i Zhvillimit Rural (ANRD) organizoi katër Forume Rurale Rajonale përgjatë muajve Mars – Gusht. Katër forumet u organizuan në mënyrë të njëpasnjëshme duke gjeneruar momentumin për Parlamentin e dytë Rural Shqiptar në shtator, i cil do të përmbyllë përpjekjet advokuese të aktorëve të interesit në të gjitha nivelet.

Katër Forumet rurale rajonale bënë bashkë përfaqësuesit e institucioneve publike dhe të shoqërisë civile, shoqatave të fermerëve dhe grupeve prodhuese, grupeve të grave dhe të rinjve ruralë, qytetarë aktivë e të tjerë të interesuar duke influencuar agjendën rurale kombëtare për të reflektuar nevojat, prioritetet dhe interesat e aktorëve vendorë dhe të komuniteteve rurale sipas rajoneve të vendit.

Kalendari  dhe detajet e tjera të forumeve:

1. Forumi Rural Rajonal i Drinit (qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës) u organizua në qytetin e Lezhës (në ambientet e Junik sh.p.k) ditën e premte, 6 mars 2020.

FTESA E FORUMIT TË DRINIT

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË DRINIT

LAJMI I FORUMIT TË DRINIT

2. Forumi Rural Rajonal i Arbërit (qarqet Tiranë, Durrës, Dibër) u organizua online (ZOOM meeting) ditën e mërkure & enjte, 17 dhe 18 qershor 2020. 

FTESA E FORUMIT TË ARBËRIT

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË ARBËRIT

LAJMI I FORUMIT TË ARBËRIT

3. Forumi Rural Rajonal i Vjosës (qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër) u organizua online (ZOOM meeting) ditën e martë, 30 qershor 2020. 

FTESA E FORUMIT TË VJOSËS

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË VJOSËS

LAJMI I FORUMIT TË VJOSËS

4. Forumi Rural Rajonal i Egnatias (qartqet Korçë, Elbasan, Berat) u organizua online (ZOOM meeting) ditën e martë, 21 korrik 2020.

FTESA E FORUMIT TË EGNATIAS

DRAFT AGENDA E FORUMIT TË EGNATIAS

LAJMI I FORUMIT TË EGNATIAS