NEWSLETTER

Europe in Rural Albania

facebook tumblr pinterest twitter
JANAR - SHKURT 2020

PO AFRON: Parlamenti II Rural Shqiptar 2020 - Perspektiva Europiane e Shqipërisë Rurale

Parlamenti Rural Shqiptar (PRSH) është nismë e Rrjetit Shqiptar të Zhvillimit Rural (ANRD) dhe përfaqëson një platformë advokacie, ndërtimi të kapaciteteve dhe rrjetëzimit dedikuar zhvillimit rural.Në vijim të Parlamentit I Rural Shqiptar (shtator 2017) dhe, në përgjigje të sfidave aktuale të zhvillimit bujqësorë dhe rural, ANRD në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT) organizojnë Parlamentin II Rural Shqiptar, 2-3 Prill 2020. [Lexo më shumë]

“E artikuluar si një ide në 2016, “Parlamenti Rural” u shndërrua në një projekt ku të gjithë filluan të besojnë e tashmë po nis të kthehet në një praktikë gjithëpërfshirëse që synon rigjallërimin dhe rilindjen e zonave rurale.”

Sotiraq HRONI
Kryetar Bordi i ANRD

Agjenda Evropiane e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor në Shqipëri: Progresi dhe Sfidat

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) me mbështetjen e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), organizoi më 15 janar 2020 në ambientet e EU House Tryezën e Diskutimit ‘Agjenda Evropiane e Zhvillimit Rural dhe Bujqësor në Shqipëri: Progresi dhe sfidat në të ardhmen’. Rreth 40 pjesëmarrës, ndër të cilët përfaqësues të lartë të institucioneve, anëtarë të Komitetit Monitorues të programit IPARD II, donatore, akademikë dhe ekspertë aktive në zhvillimin rural dhe bujqësor morrën pjesë në këtë tryezë. [Lexo më shumë]

Konsultimi mbi masat e reja të Programit IPARD

Autoriteti Menaxhues pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizoi Takimin Konsultativ mbi paketën e dytë të masave të Programit IPARD më 20 shkurt 2020, në ambientet e Europa House. Rrjeti Shqiptar i Zhvillimit Rural (ANRD) merr pjesë në konsultim. [Lexo më shumë]

lastimg
lastimg

VINI RE: ANRD hap foto-konkursin "GërshetRural: Fije që ndërthurin njeriun me natyrën"

Si pjesë e aktiviteteve të Parlamentit II rural Shqiptar do të jetë edhe një konkurs foto-rrëfimi. Ky konkurs ka si qëllim të eksplorojë këndvështrimin e të rinjve shqiptar mbi mjedisin rural dhe si njeriu ndërthuret me natyrën. Marrja pjesë në konkurs është shumë e thjeshtë. Për më tepër as incentivat simbolike nuk mungojnë. [Lexo më shumë]

Aktivitetet e Ardhshme

Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.

img2 img3 img1
Marsi Rural
Forumet Rajonale Rurale
6, 13, 20, 27 Mars 2020

Në kuadër të Parlamentit II Rural Shqiptar (2-3 prill 2020), Rrjeti Shqiptar i Zhvillimit Rural (ANRD) do të organizojë katër Forume Rurale Rajonale përgjatë muajit mars. Katër forumet do të organizohen në mënyrë të njëpasnjëshme për të gjeneruar momentumin për Parlamentin e dytë rural shqiptar më 2-3 prill, i cil do të përmbyll përpjekjet advokuese të aktorëve të interesit në të gjitha nivelet. [Lexo më shumë]
Thirrje për Pjesëmarrje
“Ekonomia dhe Sipërmarrja e Gjelbër”
Durrës, 12-13 Mars 2020

ANRD hap Thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin kombëtar dy ditor ”Ekonomia dhe sipërmarrja e gjelbër”. Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me njohjen e parimeve kryesore dhe praktikave të ekonomisë dhe sipërmarrjes së gjelbër, vlerësimin dhe modelimin e saj, njohuri mbi konceptin e industrisë së gjelbër. Afati për aplikim është 4 Mars 2020, ora 12 PM. [Lexo më shumë]
Progresi i programit IPARD II
Kujdo që mund t’i interesoj
2014 - 2020

Instrumenti i ndihmës së para-aderimit për zhvillimin rural (IPARD) përqendrohet në zonat rurale dhe sektorin agro-ushqimor të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëpërmejt këtij programi, Bashkimi Evropian ofron ndihmë financiare dhe teknike për vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim për t’a bërë sektorin bujqësor dhe zonat rurale më të qëndrueshme si dhe duke i përafruar ato me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së. [Lexo më shumë]
img1
[email protected]
www.anrd.al

Edited by: Gent IMERAJ
© Copyright 2020 ANRD

[English Version]
img1

Pavarësisht profesionit si mësuese, Liljana ISAKAJ prej shumë vitesh punon si koordinatore pranë organizatës ADAD Malore. ADAD është organizatë anëtare e ANRD dhe ka një profil të konsoliduar me përvojë 25 vjeçare në rajonet malore si Dibra, Korca, Kukësi, Malësia e Madhe, Shkodra etj. Liljana ka qenë në krye të shumë nismave e projekteve që kanë mbështetur fermerët e zonave malore në drejtim tw prodhimit, përpunimit, promovimit, diversifikimit e vlerësimit. Liljana nuk përfaqëson vetëm pjesëtaren e një familje bujqësore por puna dhe përkushtimi i saj në ndihmë të grave rurale e kanë bërë të jetë epitoma e gruas rurale. Programe si “Vlerësimi i Grave dhe Produkteve Tipike të Zonave Malore” e përfshirë ne siglën “Zemra e Malit”e bëjnë atë të ndihet krenare që ka ndikuar në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave rurale. Të qënurit sensitivë në çëshjet gjinore, ndërsa jemi në prag të muajit mars, muajit të pranverës dhe gruas, ANRD falenderon Liljanën për konributin e saj në zhvillimin rural dhe në vecanti për gruan rurale. Historia e Liljanës frymëzon dhe nxit për veprim të gjithë aktorët në fuqizimin e grave dhe vajzave rurale për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme më të mirë e të paqtë.