+355 (04) 2400241 [email protected]

Autoriteti Menaxhues pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizoi Takimin Konsultativ mbi paketën e dytë të masave të Programit IPARD më 20 shkurt 2020, në ambientet e  Europa House.

Në një pjesëmarrje të lartë të përfaqësuesve të Ministrisë dhë stafit të Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, AZHBR-së, organizatave të shoqëricë civile të angazhuara në sektorët e përfshirë në masat e paketës, ekspertë e specialistë të zhvillimit bujqësor dhe rural, u prezantuan, diskutuan dhe u konsultuan mbi tre draft masat e reja të përfshira në Programin IPARD. Tre masat e reja janë:

  • Masa 4: Agro-ambjenti, klima dhe fermat organike
  • Draft Masa 5: Implementimi i Strategjisë Lokale të Veprimit – Qasja LEADER
  • Draft Masa 10: Shërbimet Këshillimore

Prezantimet e draft tre masave nxitën interesin e pjesëmarrësve të cilët ofruan sugjerime dhe mendime në lidhje me përmirësimin e draft masave për përshtatje më të mirë me nevojat reale dhe kontekstin e vendit tonë.

Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të Rrjetit Shqiptar të Zhvillimit Rural (ANRD) si dhe të organizatave anëtare të ANRD. Me interes ishte edhe draft masa e qasjes Leader për të cilën ANRD është konsultuar vazhdimisht në hartimin e draft masës dhe përfaqëson një nga fushat kryesore të punës duke përfshirë ndërtimin e kapaciteve të aktorëve të ndryshëm si dhe përpjekjet advokuese etj. Në kontestin e përpjekjeve të ANRD për jetësimin e qasjes Leader në komunitetet rurale në Shqipëri, vlen të përmendet edhe certifikimi i pesë trajnuesve të parë për qasjen Leadër në rajon, të cilët janë të pajisur me njohuritë dhe aftësitë e plota dhe të duhura për të zbatuar qasjen Leader në frymën që kërkon kjo filozofi zhvillimi.

Ndërsa takimi ofroi mundësi të mirë për t’u njohur me masat dhe ofrimin e rekomandimeve nga aktorë të ndryshëm, ANRD shpreh edhe shqetësimin mbi vonesën e mbështetjes me asistencë teknike për ta bërë zbatimin e masës të sukseshme. Ndërsa në nivel vendor ka lidership për të inicur procesin e ngritjes së Grupit Lokal të Veprimit (GLV), aktualisht mungon një mbështetje teknike që do të orientonte, lehtësonte dhe mbështeste procesin e animimit të territorit, i cili është kaq i domosdoshëm në krijimin e GLV-ve.