|
|
Mblidhen online Forumi rural rajonal i Arbërit dhe Forumi rural rajonal i Vjosës
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural organizoi virtualisht dy Forumet rurale rajonale të cilat ishin pezulluar për shkak të pandemisë COVID-19. Forumet rurale rajonale i Arbërit dhe i Vjosës u organizuan në muajin qershor përmes platformës Zoom. Forumet mblodhën virtualisht shumë përfaqësues të institucioneve publike dhe të shoqërisë civile, shoqatave të fermerëve dhe grupeve prodhuese, të rinj, qytetarë aktivë për të reflektuar nevojat, prioritetet dhe interesat e aktorëve vendorë dhe të komuniteteve rurale të rajoneve të Arbërit dhe Vjosës.
[Lexo më shumë]
|
|
|
|
“Megjithë sfidat e krijuara nga kriza COVID-19, ANRD ka qenë në kërkim të mënyrave të reja alternative të punës me qëllim të përmbushjes së misionit tonë dhe përmbajtjen e vazhdimësisë së aktivitetit. Përveç sfidave, kjo periudhë ka qenë ideale për të treguar rolin e rëndësishëm dhe qëndrimin proaktiv të Rrjetit.
ANRD
Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural
|
|
|
Asambleja e përgjithshme e Rrjetit Shqiptar për Zhvillim Rural u mbajt virtualisht
Sipas traditës, Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Shqiptar për Zhvillim Rural u mbajt më 29 maj 2020. Pavarësisht sfidave të krijuara nga kriza COVID-19, dhe në kërkim të mënyrave të reja për të mbajtur vazhdimësinë e aktivitetit, Asambleja e këtij viti u mbajt virtualisht për të diskutuar, shkëmbyer dhe vendosur për çështje të rëndësishme të funksionimit të ANRD dhe agjendës së tij. Axhenda përfshiu, ndër të tjera, rishikimin dhe votimin e kërkesave të organizatave lokale për anëtarësim në ANRD (shiko këtu 5 anëtarët e rinj); prezantimi dhe miratimi i Raportit Vjetor për veprimtaritë e ANRD dhe Raportit Financiar për periudhën Janar-Dhjetor 2019; prezantimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit për vitin 2020; zgjedhjet e anëtarëve të Bordit për periudhën 2020-2024.
[Lexo më shumë]
|
|
|
Lista e aplikimeve fituese në kuadër të projektit NAGE
Shpallet lista e aplikimeve fituese në kuadër të Programit të nën-grantimit të Projektit NAGE për mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile në zbatimin e projekteve të sipërmarrjes së gjelbër. Në këtë proces morën pjesë 18 OSHC vendore, ku 6 organizatave vendore u janë akorduar grante të vogla për zbatimin e nismave të tyre që synojnë inicimin dhe pilotimin e sipërmarrjes së gjelbër.
[Lexo më shumë]
|
|
|
|
Ndikimet e pandemisë Covid-19 në zonat rurale nga perspektiva e të rinjve
Në kuadër të punës tematike me të rinjtë në zonat rurale, ANRD ka përgatitur dokumentin 'Ndikimi i pandemisë Covid-19 në zonat rurale nga perspektiva e rinisë rurale'. Në kuadër të përgatitjes së këtij dokumenti, ANRD zhvillloi edhe një webinar me qëllim për të dëgjuar dhe konsultuar me të rinjtë ruralë dhe sipërmarrës të rinj mbi ndikimet e krizës Covid-19, zgjidhjet praktike për të tejkaluar sfidat dhe problematikat. Dokumenti u nda më aktorë të rëndësishëm si politikëbërës dhe vendimmarrës, komunitetin, donatorë të sektorit rural, me qëllim orientimin e veprimeve të tyre në ndihmë të adresimit të sfidave dhe problemeve të identifikuara. [Lexo dokumentin e plotë]
|
|
5 Qershor 2020, Dita Botërore e Mjedisit | Aleanca Alpeve Shqiptare
Me një program të plotë me aktivitete ekologjike, Aleanca bëhet pjesë e lëvizjes Globale me aktivitete lokale. Në kuadër të projektit “Mbrojtja e Dunave dhe Turizmi Kreativ PRODUCT”, u realizua në Peisazhin e Mbrojtur të Lumit Buna nga të rinj:
– 🎬Filmime / Xhirime të Rezervatit Natyror Velipojë
– Vizitë eko-turistike nëpër Pikë-Vështrimet 🔭
– Mbledhje / Pastrim Mbeturinash ♻️
– Lëvizje me biciklete 🚴♂️ / guidim në ciklizëm!
– Shpërndarje open book mbi PMLB
Sllogani për këtë vit: ‘Është koha për Natyrën’ 🍃
[Shiko materialet promovuese]
|
|
|
Aktivitetet e Ardhshme
|
Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.
|
|
|
|
|
Forumi Rural Rajonal i Egnatias Rrugëtimi për në PRSh II Korrik 2020
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural do organizoje Forumin rural rajonal të Egnatias në korrik 2020. Forumi organizohet në kuadër të Parlamentit të dytë rural shqiptar (fillimisht i planifikuar për 2-3 prill 2020) dhe përfaqëson të fundit nga katër forumet pararendëse të Parlamentit të dytë rural shqiptar. Egnatia përfshin rajonet e Korces, Elbasanit dhe Beratit. [Lexo më shumë]
|
WEBINAR: Perspektiva e qasjes Leader në vendet e Ballkanit Perëndimor Korrik 2020
Instrumenti i Bashkimit Evropian për Ndihmën e Para-Zgjerimit në Zhvillimin Rural (IPARD) mbështet reformat bujqësore dhe rurale në Ballkanin Perëndimor. Implementimi i strategjive të zhvillimit lokal - qasja LEADER - është një nga masat e mbështetur nga IPARD përmes mbështetjes financiare të Grupeve Lokale të Veprimit për të zbatuar strategjitë e tyre lokale të zhvillimit. [Ndiqeni me webinar!]
|
Trajnimi Kombëtar Ekonomia dhe sipërmarrja e gjelbër 17 Korrik dhe 24 Korrik 2020
Në kuadër të projektit NAGE, ANRD hap Thirrjen për Pjesëmarrje në Trajnimin kombëtar ”Ekonomia dhe sipërmarrja e gjelbër”, në Tiranë. Qëllimi i trajnimit është rritja e kapaciteteve të përfaqësuesve të shoqërisë civile në lidhje me njohjen e parimeve kryesore të ekonomisë dhe sipërmarrjes së gjelbër, modelimin e saj si edhe njohuri mbi industrinë e gjelbër. [Lexo thirrjen këtu]
|
|
|
Viola Bogdani është e angazhuar në Dorcas Aid International Shqipëri që prej vitit 2008, dhe aktualisht është Menaxhere Programi. Viola ka kryer studimet e larta për Gjuhe Angleze dhe më pas ka kryer studimet Master në “Lidership dhe Menaxhim Burimesh Njerëzore”. Dorcas është një organizatë ndërkombëtare që operon në Shqipëri që në fillim të viteve ’90 dhe zhvillon aktivitetin e vet në qytetin e Korçës, Elbasan dhe Tropojë. Ndër të tjera, organizata është e përfshirë në zhvillimin rural, fuqizimin dhe mobilizimin e fermerëve dhe komuniteteve vendore.
Përfshirja e Violës në zhvillimin rural ka qenë në kuadër të angazhimit të saj në të tre nivelet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Viola ka qenë aktive dhe ka kontribuar në përgatitjen e planit strategjik për zhvillimin rural të zonës së Prespës së Vogël si dhe në zbatimin e nismave dhe aktiviteteve të tjera në zonë që prej vitit 2011. Viola ka punuar vullnetarisht në mbështetje të projektit ndërkufitar Shqipëri- Maqedoni e Veriut “SWG RRD”. Në këtë kuadër, Viola ka kryesuar dhe mbajtur presidencën e grupit të aktorëve Shqipëri-Maqedoni në periudhën 2014 -2018. Viola ka kontribute të veçanta edhe në ANRD që prej vitit 2017. Ajo ka përfaqësuar ANRD në Gender Equality Hub, një strukturë jo-formale për të fuqizimin e perspektivws gjinor nw zhvillimin rural në nivel ballkanik që prej vitit 2018. Viola përfaqëson një ndër pesë trajnerët e parë të çertifikuar në Shqipëri për qasjen “LEADER”. Ajo shprehet se, nëse komunitetet tona vendore do e përqafojnë qasjen LEADER si komponent të zhvillimit rural në Shqipëri, ato do të gjallërohen dhe zhvillohen si ekonomikisht ashtu edhe në aktivizimin, rritjen e kapaciteteve të komuniteteve lokale dhe marrjen në dorë të zhvillimit të vetë rajonit të tyre. Viola beson shumë në forcën e bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm në komunitet dhe mendon se ndryshimi i vërtetë mund të vijë vetëm në këtë formë.
|
|
|