|
|
PARLAMENTI RURAL SHQIPTAR 2 || PERSPEKTIVA EVROPIANE E SHQIPËRISË RURALE
Parlamenti i dytë rural shqiptar shënoi një pikë kulmore të advokacisë rurale, rrjetëzimit dhe shkëmbimit. Parlamenti i dytë kombëtar rural – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural me anëtarësi prej njëzet e tetë OSHC lokale në koordinim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Epoka – solli së bashku më 4-5 mars 2021, fizikisht dhe në distancë, mbi 600 njerëz nga komunitetet të ndryshme rurale dhe aktorë të rëndësishëm të zhvillimit bujqësor dhe rural për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për mirëqënien e banorëve të zonave rurale.
[Lexo më shumë].
|
|
|
DEKLARATA E PËRBASHKËT E PARLAMENTIT TË DYTË RURAL SHQIPTAR
– një grup rekomandimesh që adresojnë prioritet zhvillimore të komuniteteve rurale në Shqipëri – iu dorëzua Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Bujqësisë së Zhvillimit Rural dhe Bujqësor dhe ministrive të tjera të linjës, Njësive të Vet-Qeverisjes vendore, Partive kryesore politike dhe aktorëve të tjerë zhvillimorë si një mënyrë për të siguruar angazhimin e tyre për të avancuar më tej agjendën rurale.
Ne, mbi 600 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, u mblodhëm virtualisht dhe fizikisht në Parlamentin e dytë Rural Shqiptar më 4-5 mars … me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve publike, autoriteteve vendore, fermerëve, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në nivel vendor. Pavarësisht vështirësive të krijuara nga pandemia Covid-19, Parlamenti i dytë Rural Shqiptar, nëpërmjet platformës digjitale … bëri të mundur realizimin e këtij takimi të rëndësishëm për dialog, bashkëpunim, shkëmbim dhe, diskutim të çështjeve me rëndësi për zhvillimin rural si dhe për të ofruar rekomandime për zhvillimin dhe rigjallërimin e jetës dhe ekonomisë së komuniteteve rurale.
[Lexo Deklaratën]
|
|
|
DEBATI PUBLIK || NAGE
Në datën 25 mars 2021, në mjediset e Hotel “Mondial” Tiranë Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural zhvilloi debati publik ‘Identifikimi i sfidave dhe mundësive në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit mbi ekonominë e gjelbër’ në kuadër të projektit Rrjetëzim dhe Advokaci për Ekonominë e Gjelbër- NAGE. Diskutimi u zhvillua rreth studimit të kryer nga ekspertë ndërkombëtarë dhe lokalë me temë “Situata ekzistuese e kuadrit për nxitjen e ekonomisë së gjelbër në bujqësi dhe zhvillim rural: Analiza krahasuese e programeve dhe masave kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kroaci”.
[Lexo më shumë]
|
|
|
|
THELLIM I BASHKËPUNIMIT || ANRD DHE EPOKA
Më 30 mars, 2021 përfaqësuesit e Rrjetit Shqiptar të Zhvillimit Rural morrën pjesë në një vizitë kortezie në Universitetin Epoka në sajë të suksesit në organizimin e Parlamentit të dytë rural shqiptar më 4-5 mars. Përfaqësuesit e ANRD, z. Sotiraq Hroni Kryetari i Bordit, Koordinatorja Kombëtare zj. Evelina Azizaj dhe Udhërrëfyesi i Qendrës Burimore të të Rinjve Rural, z. Gent Imeraj u mirëpritën në ambientet e Universitetit nga Rektori z. Güngör Turan. Gjatë vizitës përfaqësuesit e lartë të dy institucioneve firmosën një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin e nisur ndërmjet dy institucioneve në organizimin e nismave të përbashkëta në të ardhmen.
|
|
AKADEMIA "FARM TO FORK" || INVESTIMET PILOTE
Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) organizoi ditën e enjte, dt. 15.04.2021, “Pitching Session”: Marrëveshja e Re e Gjelbër”, si pjesë e Akademisë "Farm to Fork". Aktiviteti u zhvillua në ambientet e ANRD duke vënë në funksion infrastukturën e plotë teknologjike dhe bërë të mundur ndërlidhjen digjitale. Në sesion, u prezantuan 11 idetë pjesëmarrëse përgjatë Akademisë. Pas vlerësimit të jurisë, jemi të lumtur të njoftojmë tre idetë e përzgjedhura për t’u pilotuar në shumën 1,000 EUR secila duke i ofruar mbështetje teknike përmes mentorimit deri në realizimin e tyre.
[Lexo më shumë]
|
|
|
|
DOKUMENTI I POLITIKAVE || QASJA LEADER NË SHQIPËRI
Dokumenti i politikave mbi qasjen Leader i përgatitur nga ANRD në shtator 2020 publikohet në faqen zyrtare të internetit të ENRD (Rrjetit Evropian për Zhvillimin Rural) duke iu shtuar inventarit të pasur burimor mbi qasjen LEADER.
Dokumenti politik ofron një panoramë të përgjithshme të dinamikës dhe ecurisë së prezantimit dhe zbatimit të qasjes LEADER si instrument i zhvillimit rural në Shqipëri që në fillimet e veta deri më sot. Dokumenti ofron një hartëzim të nismave të tipit LEADER, Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) dhe strukturave partneritete të krijuara duke hedhur dritë mbi sfidat dhe dobësitë që kanë shoqëruar zbatimin e qasjes LEADER.
|
|
KONFERENCË || GRATË DHE BUJQËSIA
Më 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Konferenca "Gratë dhe bujqësia, nga sipërmarrja tek mirëqenia sociale" e organizuar online nga Ambasada Italiane në Tiranë solli në qendër të diskutimit çështje të tilla të rëndësishme si Gratë, Bujqësia, Fuqizimi, Sipërmarrjet dhe Mirëqenia Sociale. Programi përfshinte shumë bashkëfolës të rëndësishëm për një konferencë të profilit të lartë, ku Koordinatorja Kombëtare e Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural - ANRD, Evelina Azizaj ishte një nga të ftuarat e panelit dhe pati mundësinë të sillte në fjalën e saj shqetësimet dhe prioritetet e grave dhe vajzave rurale. Konferenca u transmetua LIVE.
|
|
|
Aktivitetet e Ardhshme
|
Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.
|
|
|
|
|
EDICIONI II - KONKURS SHKRIMI GAZETARESK tbc në 2021
Në kuadër të projektit të financuar nga BE "Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër" (NAGE) dhe në vijim të edicionit të parë të suksesshëm, gjatë muajit maj-qershor do të hapet për herë të dytë konkursi i shkrimeve gazetareske mbi ekonominë e gjelbër.
Ashtu si në edicionin e parë të konkursit, do të kemi kënaqësinë të ftojmë konkurentë me profile të ndryshme të paraqisin shkrime me tema që advokojnë dhe promovojnë zhvillimin e ekonomisë dhe sipërmarrjes së gjelbër dhe qarkulluese në Shqipëri. Data e saktë e hapjes së konkursit do t’iu njoftohet në javët në vijim. [Stay tuned!]
|
PËRMBLEDHJE E PUNIMEVE PARLAMENTI KOMBËTAR RURAL II Maj 2021
Dokumenti shoqërues i Parlamentit do të ofrojë një përmbledhje të diskutimeve dhe kontributeve të të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga sesionet plenare si dhe kuvendimet në kafenë rurale. Parlamenti Rural mbetet një projekt Evropian… I promovuar si një model dhe projekt evropian para tri vitesh, Parlamenti Kombëtar Rural në Shqipëri mbetet një projekt me fokus sa mirëqeverisjen po aq dhe demokracinë gjithëpërfshirëse. Kjo arritje u bë e mundur falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit Gjerman përmes mbështetjes së GIZ. [Dokumenti në punim e sipër]
|
WORKSHOPE DEMONSTRUESE AKADEMIA FARM TO FORK 01 – 04 Qershor 2021
Në kuadër të projektit Akademia “Farm to Fork” – V4 për Bujqësinë e Qëndrueshme në Shqipëri, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka përfunduar me sukses fazën 1 të Akademisë duke përzgjedhur 12 pjesëmarrës. Akademia kaloi në fazën e dytë të zbatimit të saj, ku pas pitching session dhe përzgjedhjes së 3 ideve fituese, do bëhet pilotimi i ideve fituese.Idetë do zbatohen në afatin kohor prej 1 muaji duke reaizuar secili nga fituesit investimin e parashikuar. Në fazën e tretë do organizohen workshope për të promovuar produktet e nxjerra dhe vlerësimi i akademisë. [Lexo më shumë]
|
|
|
BENITO PRENDI - gazetari që braktisi ëndrrat e fëmijërisë për t’ju përkushtuar Zhvillimit Rural
Quhem Benito Prendi. Kam mbaruar masterin shkencor për Shkenca të Komunikimit, dega Gazetari Ndërkombëtare në Fakultetin e Filologjisë, Universitetin e Tiranës në vitin 2012. Kam marë pjesë në trajnime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që lidhen me zhvillimin rural dhe jo vetëm.
Si pjesa e madhe e fëmijëve, ëndrra ime ishte që një ditë të bëhesha një futbollist i talentuar. Gjërat nisën mbarë dhe në moshën 17-vjeçare bëhem pjesë e skuadrës ADA e Velipojës në kategorinë e dytë të kampionatit shqiptar. Dëmtimet e njëpasnjëshme ndërprenë ëndrrën time të fëmijërisë akoma pa filluar mirë. I dashuruar tmerrësisht me futbollin, kërkoja medoemos që kontaktet me sportin t’i mbaja të gjalla. Pikërisht për këtë arsye zgjodha të studioja për gazetari, me qëllimin e vetëm që sporti të ishte kryefjala e jetës time.
Me përfundimin e studimeve në vitin 2012 nisa menjëherë punën si gazetar sportiv në RTV Ora News. Më kujtohet si tani java e parë e praktikës, kur dilja në terren me gazetarët e politikës dhe sociales. Kthehesha në redaksi, nuk bëja lajmin për të cilin isha në terren por kërkoja dhe gjeja një lajm sportiv, vetëm e vetëm që t’i bija në sy drejtorit të programacionit, për t’i bërë të ditur se ndodhesha për të bërë gazetari sportive. Falë këmbënguljes dhe pasionit ja arrita qëllimit, fillova te redaksia e sportit ku qëndrova për më shumë se një vit dhe pata një përvojë pune të paharrueshme.
Pavarësisht punës që bëja, kontaktet me vendlindjen ishin aq të shpeshta dhe të forta, sa një ditë më rrëmbyen dhe më rikthyen aty ku kisha hedhur hapat e parë të fëmijërisë time. Me idenë se një ditë do të kontribuoja sadopak për vendlindjen, u riktheva dhe nisa punë fillimisht si animator dhe menaxhues i një biblioteke për fëmijë dhe të rinjtë në një nga institucionet religjioze të zonës. Gjatë kësaj kohe pata fatin të njihem me dëshirën, pasionin e fëmijëve dhe të rinjve për librat dhe të lexuarit. Por ajo që më preku, ishte pamundësia e familjeve të tyre për t’u blerë apo siguruar libra jashtëshkollorë. I ndodhur përballë këtij realiteti të trishtë, isha gjithmonë në kërkim të mundësive për të kontribuar sadopak në përmirësimin e jetesës së familjeve në këto zona.
Në pranverën e vitit 2017 bie në kontakt të rastësishëm me shoqatën Volontari nel Mondo RTM. Pasi u njoha me qëllimet dhe vizionin e kësaj shoqate, vendosa pa hezitim të bëhesha pjesë e saj, sepse ato përputheshin me qëllimet e rikthimit tim. Puna në vitet e para ishte e lodhshme por të jepte një kënaqësi të veçantë kur takoja në fshatrat e veriut të Shqipërisë njerëz bujar, stoik dhe ruajtës të kulturës dhe traditave lokale.
Rreth tre vite u angazhova në rolin e Oficerit të Projektit në zbatimin e projektit Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM. U mora kryesisht me menaxhimin e granteve për përmirësimin e bizneseve familjare në bashkitë e Vau të Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Pata fatin e mirë të njihja nga afër realitetin e trishtë të këtyre zonave rurale, që veç sfidave të shumta të ofrojnë mikpritje dhe një panoramë natyrore për t’u admiruar. Fryt i punës së susksesshme në këto vite ishin padyshim mbështetja dhe zhvillimi i biznesit të vogël familjar, krijimi i disa manualeve praktike rreth mbarështimit dhe administrimit të kullotave, si dhe krijimi i markës gjeografike “Shija e Veriut”, e cila promovon jo vetëm produktet e zonave në bashkitë më sipër por edhe kulturën, traditat dhe bukuritë natyrore të këtyre trevave.
Impenjimi i radhës është zbatimi i një tjetër projekti tre-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i titulluar “Rural You”. Duke qenë se ky projekt u dedikohet tërësisht të rinjve rural, ideja është që t’u japim mundësi atyre të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e lindjes, gjë për të cilën unë vetë personalisht braktisa kryeqytetin.
|
|
|