NEWSLETTER

Europe in Rural Albania

facebook tumblr pinterest twitter
MARS - PRILL 2020

Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të vendit z. Edi Rama mbi problematikat dhe rekomandimet në mbështetje të banorëve të zonave rurale në situatën e krijuar nga COVID-19

Komunitetet rurale në Shqipëri po përjetojnë një seri problemesh të shkaktuara nga zbatimi i masave shtrënguese të ndërmarra nga Qeveria në kuadër të krizës Covid-19. Të shqetësuar për përkeqësimin e cilësisë së jetesës të fermerëve dhe banorëve të komuniteteve rurale, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) i ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit të vendit, z. Edi Rama, për të bërë të njohur problematikën e shkaktuar nga zbatimi i masave kufizuese të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe ushtrimin e aktiviteteve ekonomike. Letra sjellë në mënyrë të unifikuar disa nga shqetësimet kryesore të ngritura nga fermerë e banorë të zonave të ndryshme rurale të vendit përmes organizatave të tyre, anëtare të ANRD, si dhe ofron propozime për lehtësimin e problematikës së ngritur. [Letrën e plotë e lexoni këtu]

“Duke qenë të ndërgjegjshëm për situatën e vështirë dhe sfidat e mëdha në këtë kohë krize, ANRD dhe organizatat anëtare shprehin gadishmërinë për të kontribuar në mbështetje të përmirësimit të situatës.”

ANRD
RRJETI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN RURAL

Pandemia e Covid-19 dhe impakti në sektorin bujqësor dhe rural. Video-konferencë e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Bledi Cuci, me përfaqësuesit e shoqatave të agrobiznesit

Më datën 11 prill z. Cuci organizoi një video-konferencë me përfaqësuesit e shoqatave të agro-biznesit dhe zhvillimit rural për të diskutuar mbi mbi efektet e pandemisë në sektor, si dhe për të identifikuar masa të mundshme mbështetje. Përfaqësues të Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural ishin të pranishëm në këtë takim online. Takimi ofroi mundësi për të sjellë në vëmendje të Ministrit disa prej çështjeve që organizatat anëtare të ANRD ngritën në procesin e konsultimit mbi efektin e pandemisë COVID në zonat rurale. [Lexo më shumë]

Distancimi (Rural) Social

“Si mund të lidhemi? Si mund të nxisimin ndjenjën e solidaritetit dhe vetndihmës mes banorëve dhe aktorëve të zhvillimit rural? A mundemi të sfidojmë distancimin rural? Në c’mënyrë? Nëse keni ide, reflektim apo doni të ndani një përvojë personale të përjetimit të kësaj situate në zonat rurale, na shkruani në [email protected]. Përvojat tuaja do të na ndihmonin të kuptonim ndikimin e kësaj situate në zonat rurale. Pas kësaj Parlamenti rural do të afrojë shpejt… a mundet e sotmja të na drejtojë drejt diskutimeve dhe konkluzioneve që do t’i marrim nesër! [Lexo më shumë]

lastimg
lastimg

Përshtatja e bujqësisë shqiptare në COVID-19: Koha për “Patriotizëm të Gjelbër”

Në një intervistë për Tv Apollon, Fier, Prof. As. Dr. Enver Isufi, Instituti për Bujqësinë Biologjike, ofron mendime të vlefshme rreth ndikimit të krizës në bujqësi dhe mjedis, dhe si bujqësia shqiptare mund të tejkalojë ndikimet e kësaj pandemie. “Unë konsideroj se kjo situatë do të prodhojë shumë më tepër optimizëm dhe do të mobilizojë energji të reja tek të gjitha shtresat e popullsisë. Dua ta mbyll me thirrjen se është koha për një “Patriotizëm të Gjelbër” i cili shkon përtej bujqësisë dhe ushqimit”. [Lexo intervistën e plotë]

ANRD RURAL WEBINAR
TË RINJTË RURAL NDËRMJET SFIDAVE TË PANDEMISË COVID-19 DHE ATYRE DIXHITALE:

‘Smart Villages i referohet komuniteteve rurale që përdorin zgjidhje inovative për të përmirësuar rezistencën e tyre, duke u bazuar në pikat e forta dhe mundësitë vendore. Në mënyrë të veçantë, Smart Villages mobilizojnë zgjidhje që ofrohen nga teknologjitë dixhitale’ (ENRD, 2019). Në kushtet e karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, a janë Aftësitë Dixhitale zgjidhja për rininë rurale? [Lexo mbi Webinarin]

lastimg

Aktivitetet e Ardhshme

Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.

img2 img3 img1
Forumi Rural Rajonal i Drinit
Rrugëtimi për në PRSh II
6 Mars 2020

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural (ANRD) organizoi Forumin rural rajonal të Drinit më 6 mars 2020 në qytetin e Lezhës. Forumi u organizua në kuadër të Parlamentit të dytë rural shqiptar (fillimisht i planifikuar për 2-3 prill 2020) dhe përfaqëson të parin nga katër forumet që do t’i paraprijnë Parlamentit. [Lexo më shumë]
Thirrje për Grante
Rrjetëzim dhe Advokim për
Ekonominë e Gjelbër (NAGE)

Afati: 1 Maj 2020

Programi i nën-grantimit të NAGE synon të ofrojë grante të vogla për zbatimin e nismave të sipërmarrjes së gjelbër nga OSHC-të vendore për zbatimin e projekteve të rëndësishme për komunitetet vendore, duke forcuar aftësitë e OSHC-ve më të vogla.
[Lexo më shumë]
Mbledhja e Bordit të ANRD
u organizua online
30 prill 2020

Anëtarët e Bordit të ANRD u takuan online përmes platformës Zoom për të folur mbi çështje të rëndësishme të funksionimit të ANRD dhe agjendës së saj. Agjenda e takimit përfshiu prezantimin e ecurisë së deritanishme dhe vijueshmërinë e planeve për 2020; organizimin e mbledhjes vjetore të Asamblese; kërkesat për anëtarësime të reja në ANRD. [Lexo mbi mbledhjen]
img1
[email protected]
www.anrd.al

Edited by: Gent IMERAJ
© Copyright 2020 ANRD

[English Version]
img1

Tatjana ka një lidhje të veçantë me zonat rurale, gati gati gjatë gjithë jetës së saj. Rrugëtimi profesional e ka lidhur Atë, me zonat rurale në mënyra të ndryshme. Fillimisht si studente në Institutin e Lartë Bujqësor, më pas si agronome në prodhim ku ka punuar për 13 vite në zonat rurale të Beratit, në te cilat ajo, krahas detyrës, filloi punën me eksperimentime, për mbrojtjen e disertacionit. Kjo periudhë, e njohu Tatjanën me njerëz të zotë, gra të mrekullueshme, që ishin përherë me buzë në gaz, pavarësisht jetës së vështirë dhe lodhjes në punët bujqësore. Si drejtuese e instituteve kërkimore të bujqësisë dhe shërbimit të ekstensionit për gjatë 20 viteve, duke kontribuar në shumë drejtime. Ky angazhim i gjatë, e ka lidhur Tatjanën me qindra kërkues dhe ekstensionistë të zonave rurale nga gjithë vendi. Tatjana, ka disa vite që është rikthyer në Universitetin Bujqësor si pedagoge, angazhim, që e ka ripërtëritur profesionalisht në mesin e agronomëve apo ekonomistëve të ardhshëm. Përgjatë angazhimit të saj profesional dinamik dhe të admirueshëm, Tatjana është përfshirë në bashkëpunime shumta me ekspertë vendas dhe të huaj, në trajnime, antarësime, botime, referime në konferenca, brenda dhe jashtë vendit etj, të gjitha në fushën e bujqësisë. Së fundmi, Tatjana jep një kontribut të rëndësishëm edhe në shoqërinë civile. Ajo drejton një organizatë në mbështetje të grave në zonat rurale, e cila është edhe anëtare e ANRD. Lidhja me bujqësinë, me bimët do të jetë e gjatë, sepse Tatjana kujdeset edhe për pemët e lulet e kopshtit të shtëpisë së fëmijërisë së saj. Një jetë aktive, afro 45 vjet në shërbim të zhvillimit të zonave rurale, të cilat kontribuojnë aq shumë për këtë vend dhe vlerësohen aq pak. Sipas saj “askush deri tani, nuk po arrin të gjejë çelësin e vërtetë të një “ngërci” të tillë, për këtë fushë të rëndësishme të ekonomisë, që është e bekuar nga vet pozicioni gjeografik i vendit tonë”.