+355 (04) 2400241 [email protected]

 

ANRD RURAL YOUTH HUB WEBINAR

TË RINJTË RURAL NDËRMJET SFIDAVE TË PANDEMISË COVID-19 DHE ATYRE DIXHITALE:

Si mund të ndihmoj modeli evropian i zhvilimit rural SMART Villages

GoogleMeet, ora 11:30, datë 28 Prill 2020

 

‘Smart Villages i referohet komuniteteve rurale që përdorin zgjidhje inovative për të përmirësuar rezistencën e tyre, duke u bazuar në pikat e forta dhe mundësitë vendore. Në mënyrë të veçantë, Smart Villages mobilizojnë zgjidhje që ofrohen nga teknologjitë dixhitale’ (ENRD, 2019)

Komunitetet rurale në Shqipëri, ngjashëm si në vendet e rajonit dhe globalisht, po përpjetojnë një seri problemesh të shkaktuar nga zbatimi i masave për të luftuar përhapjen e Coronavirusit. Përkeqësimi i cilësisë së jetesës të banorëve në zonat rurale dhe efektet negative në bujqësi dhe në nënsektorët e tjerë janë të identifuar në Letrën e hapur[1]. Megjithatë, masat shtrënguese në kuadër të COVID-19 krijojnë vështirësi dhe sfida të shumta në veçanti për grupet më të cënueshme të shoqërisë, të cilat do të preken më shumë nga efektet e krizës.

Dokumenti Politik i Përfshirjes Sociale 2016-2020[2] identifikon banorët e zonave rurale dhe të vetëpunësuarit në fermat familjare në bujqësi një ndër grupet me nivel më të lartë të varfërisë së bashku me të papunët, dhe personat me nivel arsimor më të ulët. Studimet identifikojnë të rinjtë rural një prej grupeve më vulnerabël të popullatës rurale. Interesi i ulët për t’u përfshirë në punë bujqësore si pasojë e vështirësisë si profesion, aksesit të kufizuar në tregjeve, apo nivelit të ulët të të ardhurave ka sjellë papunësi, varfëri dhe perspektivë të kufizuar për të ardhmen e të rinjve ruralë. Për më tepër, një nga problemet kyçe mbetet edhe mungesa e aftësive dixhitale.

Në kushtet e karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, shumë prej të rinjve apo familjeve të tyre humbin burimet e jetesës. Aftësitë dixhitale të kombinuar me ndërhyrje të tjera mund të ishte zgjidhja për të adresuar disa prej sfidave të gjeneruara.

Webinari synon të përftojë një kuptim real të situatës së vështirë që të rinjtë rural, përshi këtu sipërmarrësit e rinj,  të rinjtë nga komunitete rurale të largëta etj po përjetojnë në këtë kohë krize. Ndër të tjera, webinari synon t’i përgjigjet pyetjeve:  Si mund të adresohen sfidat e shumta me të cilat përballen komunitetet rurale dhe veçanërisht të rinjtë ruralë? Cfarë modele dhe praktika të mira evropiane mund të ndihmojnë në adresimin e sfidave?

Në këtë kontekst, do të prezantohet koncepti evropian i zhvillimit rural i njohur si Smart Villages si një alternativë për të adresuar disa prej sfidave. Modeli i Smart Villages mund të gjenerojnë përfitime për komunitetet rurale, në veçanti për grupet më vulnerable, apo komunitet më të largëta për t’u arritur, veçanërisht në kohë sfidash social-ekonomike si kjo që po kalojmë.

[1] Letër e hapur drejtuar Kryeministrit të vendit z. Edi Rama mbi problematikat dhe rekomandimet në mbështetje të banorëve të zonave rurale në situatën e krijuar nga COVID-19. ANRD (Prill 2020)

[2]Dokumenti Politik i Përfshirjes Sociale 2016-2020. https://www.undp.org/content/dam/albania/docs/report_shqip_web.pdf

PROGRAMI

11:30 Mirëseardhje, prezantimi i qëllimit të Webinarit, programi dhe folësit – Evelina Azizaj, Koordinatore Kombëtare e ANRD
 

 

 

 

11:35

 

 

Zëra nga komunitet rurale të Shqipërisë: anëtarët e ANRD Youth Hub prezantojnë sfidat dhe vështirësitë e gjeneruar nga kriza COVID-19 për sipërmarrjet dhe komunitetet rurale, me fokus të vecantë te të rinjtë e  zonave rurale

Anëtarët e ANRD Youth HUB

Rinaldo Gjolaj, sipërmarrës, Alpine Bees, Malësi e Madhe

Elona Bejo, sipërmarrëse, Ferma Grand Albanik, Këlcyrë

Labinot Murrja, Guidë lokale, Dibër

Ejona Zaimaj, Sipërmarrëse, Ferma Amalthia, Durrës (tbc)

Ardit Marku, Student, Vau i Dejës (tbc)

 

12:00

 

Të rinjtë në zonat rurale dhe aftësitë digjitale – Ana Zacharian, Drejtore Ekzekutive Albanian Skills
 

12:08

Modeli evropian për zhvillimin rural Smart Villages – Gent Imeraj, Udhërrëfyes i ANRD Youth Hub
 

12:15

Diskutim i hapur me pjesëmarrësit: rekomandime dhe propozime nga të rinjtë se si mund të ndihmohen të rinjtë në zonat rurale për të kapërcyer sfidat e COVID-19 dhe mungesës së aftësive dixhitale.
12:35

12:40

Përfundime dhe mbyllja e webinarit