NEWSLETTER

facebook tumblr pinterest twitter
NËNTOR - DHJETOR 2020

RRJETI SHËNON 5 VJETORIN E KRIJIMIT

Më 11 dhjetor ANRD shënoi 5-vjetorin e themelimit të vet! Eshtë momenti të reflektojmë mbi punën tonë dhe të festojmë arritjet e ANRD si një zë i fortë në zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. ANRD ka realizuar nisma të rëndësishme advokacie për politika efektive që janë më pranë banorëve të komuniteteve rurale, hartuar, kuptuar dhe zbatuar së bashku me njerëzit në territor. Për të arritur këtë, ANRD është përpjekjur të marë një rol aktiv në proceset reformuese të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, veçanërisht në përafrimin me politikën evropiane të Zhvillimit Vendor të Udhëhequr nga Komuniteti. Në këtë ditë të veçantë, dëshirojmë të lajmërojmë se ANRD në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të organizojnë Parlamentin e Dytë Rural Shqiptar më 3-5 mars 2021. Ju presim për të shënuar një tjetër arritje në përpjekjet tona të përbashkëta në zhvillimin e qëndrueshëm rural. [Lexo këtu për 5 vitet ANRD]

img1

QENDRA BURIMORE PËR TË RINJTË RURALË
- 1 VIT AKTIVITET

📌Në kuadër të nismave të ndërmarra nga të rinjtë, nxënës nga Gjimnazi ‘Isa Boletini’, Vorë zhvilluan një aktivitet dy ditor për prezantimin e praktikave të mira lokale mbi guidat turistike. Rezultati i pritshëm i eventit ishte forcimi i grupeve të të rinjve dhe aftësive të tyre për të ndikuar si nxitës të ndryshimit në procesin lokal të zhvillimit për vlerësimin e territorit. Për Ditën Botërore të Maleve, më 11 dhjetor 2020, u bë lançimi i aktivitetit udhërrëfyes, simbolika e të cilit lidhet me një emër që ngjall entuziazëm - ANRD Youth Hub, i jetësuar një vit më parë. E tanishmja kërkon momentum të ri në përvjetorin e krijimit të Rural Youth Hub dhe Youth Hub po ecën në rrjedhën e saj, duke shtuar në përmbajtjen e vet të rinj plot shpresë. [PËRVJETORI I PARË]

KOVAT BLU ||
DORCAS SHQIPËRI

Nisma “Kovat Blu” e ndërmarrë nga Fondacioni Dorcas Aid International është një fushatë dedikuar mobilizimit të komunitetit për të sjellë në vëmendje nevojat e të moshuarve në kushte të vështira jetese! 370 kova të mbushura me ushqime ju shpërndanë të moshuarve në prag festash në kuadër të projektit Adopto një Gjysh – Rrjetet Komunitare të Sigurisë. Me moton “Së bashku mund të sjellim ndryshim” organizata Dorcas nxit njerëzit për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të nismës. [Vizitoni faqen në Facebook të nismës]

lastimg
lastimg

SHIJA E VERIUT || Reggio Terzo Mondo (RTM)

SHIJA E VERIUT - Në Zbulim të Produkteve dhe Territorit me një Klik. Falë Projektit “Aleanca për Zhvillimin dhe Vlerësimin e Bujqësisë Familjare në Veri të Shqipërisë” , zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM, mund të gjeni online faqen e internetit të markës ‘Shija e Veriut’ e cila mbledh dhe përcjell informacione dhe kontakte rreth ofertave agro-ushqimore, natyrore dhe turistike të bashkive Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz në Veri të Shqipërisë. Për më shumë, vizitoni faqen e webit të [Shija e Veriut] ose klikoni mbi foto për të përdorur QR Scan!

WEBINAR “Tendencat dhe zgjidhjet rurale” || PREPARE

Me kënaqësi sjellim në vëmendjen tuaj raportin mbi Webinarin "Tendencat dhe Zgjidhjet Rurale". Nga po shkon "ruralja"? A po kthehet urbanizimi në ruralizim? Webinari përpiqet të shqyrtojë tendencat, koston e tyre dhe gatishmërinë e menaxhimit të ndryshimit në politikë dhe vendimmarrje. Gjithashtu u diskutuan tranzicioni dixhital dhe teknologjik si faktorët kryesorë për të ardhmen e Evropës Rurale si edhe mundësitë, pengesat dhe shpërndarja e barabartë. [Gjeni lajmin e plotë], bashkë me prezantimet e webinar.

lastimg
lastimg

DIPLOMACIA PUBLIKE
– NJË DIMENSION I RI

Fondacioni për Politikat Zhvillimore në Poloni në partneritet me Rrjetin Shqiptar për Zhvillimin Rural organizoi një seri webinar-esh shumë interesante për axhendën rurale me titull: "Suksesi i Sipërmarrjeve Polake". Tematikat përfshinë: Mekanizmat mbështetëse (grante); Modele strukturash; Bio-çertifikimi; Brandimi; Teknologjia dhe Inovacioni; Siguria Ushqimore; Rrjetëzimi. Në dhjetor u zhvilluan dy intervista me ekspertë polakë të publikuara në portalet shqiptare. Ndiqni njërën me DibraON dhe më pas kaloni tek tjetra me Info Elbasani!

VIZITA STUDIMORE
E RRZHR I KOSOVËS

Në datat 4 – 6 Nëntor 2020, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural, mirëpriti në një vizitë studimore Rrjetin për Zhvillim Rural të Kosovës. Programi nis në Dajç, Zadrimë, në një takim prezantues mbi burimet njerëzore të territorit nga COSPE. Dita e dytë vazhdoi me nisjen drejt qytetit të trëndafilave, Përmetit për njohjen me stafin dhe veprimtarinë e Cesvi Albania në zhvillimin e qëndrueshëm lokal. Në ditën e tretë, Elona Bejo tregoi mbi historinë mahnitëse të Fermës Grand Albanik. Shoqërues i grupit nga ANRD: Gent Imeraj. [Shiko postimin]

lastimg

Aktivitetet e Ardhshme

Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.

img2 img3 img1
IPARD II
Thirrja e Tretë për Aplikime
deri më 25 Janar 2021

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka çelur thirrjen e tretë për aplikime në Programin IPARD II. Në këtë thirrje financohet Masa 1 dhe Masa 3. Kohëzgjatja e dorëzimit të aplikimeve do të jetë deri në 25 Janar 2021. Dorëzimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrave qendrore të AZHBR në Tiranë, por edhe me postë rekomande. Informacionet e nevojshme dhe formularët e aplikimit i gjeni në faqen zyrtare të AZHBR - www.azhbr.gov.al Aplikime të suksesshme!
NAGE
Thirrje Për Konkurs Gazetarie
deri në 18 Janar 2021

Projekti NAGE hap një Thirrje për konkurim për mediat dhe gazetarët e pavarur për hulumtimin dhe promovimin e praktikave më të mira të bizneseve rurale të gjelbra ose jo të dëmshme nga pikëpamja mjedisore. Projekti motivon dhe inkurajon gazetarët ose mediat që të konkurojnë me shkrime gazetareske të reja kërkimore, të pabotuara, në fushën e ekonomisë së gjelbër, vetëm në formën e shkruar, të pasuruara me fotografi / ilustrime. [Shiko thirrjen]
Rrugëtim
Parlamenti II Rural Shqiptar
3-5 Mars 2021

I artikuluar si një ide në 2016, “Parlamenti Rural” u shndërrua në një projekt ku të gjithë filluan të besojnë e tashmë po nis të kthehet në një praktikë gjithëpërfshirëse për të nxitur dhe ndërmarrë nga poshtë lart reforma të domosdoshme që synojnë rigjallërimin dhe rilindjen e zonave rurale. Në vijim të Parlamentit I Rural (shtator 2017), ANRD në bashkëpunim me UBT do organizojnë Parlamentin II Rural Shqiptar më 3-5 mars 2021
[Na ndiqni online]
img1
[email protected]
www.anrd.al

Edited by: Gent IMERAJ
© Copyright 2020 ANRD

[English Version]


[Kliko kartolinёn pёr ta lexuar]
img1
img1

ENVER ISUFI - Si puna reflektohet në qëndrimin e njeriut

Ndërsa ka kaluar 44 vjet si agronom nё fshat, kjo autobiografi e Prof. Isufit fillon me 3 vitet kur ka punuar nё ish kooperativën e Kryevidhit. Një nga arritjet që ndan me krenari ёshtё «Organizimi i mbrojtjes sё bimëve nё bazё tё vrojtim sinjalizimit», sistem qё u pёrhap nё tё gjithё Shqipёrinё. Mё pas pёr 21 vite me radhё, profesori iu pёrkushtua punёs nё Institutin e Mbrojtjes sё Bimёve, Durrёs ku themeloi Sektorin e mbrojtjes sё integruar tё bimёve. Si pjesёtar i Lёvizjes sё Bujqёsisё Biologjike pёr mё shumё se 20 vjet, Prof. Isufi themeloi shoqatёn e Bujqёsisё Biologjike «BioAdria» dhe Institutin e Bujqёsisё Biologjike (IBB), organizatë anёtare e ANRD qё prej vitit 2017. «Tё gjitha kёto veprimari kanё qenё nё funksion tё zhvillimit tё bujqёsisё dhe tё qytetёrimit tё fshatit (ajo qё quhet zhvillim rural)» rrёfen me pasion profesori. Ai kujton sesi nё bashkёpunim me shoqatёn COSPE tё drejtuar nga zj Rozeta Mihali kanë zbatuar projektin mbi bujqёsinё biologjike nё zonёn e Zadrimёs. Me synimin e mbёshtetjes sё agroturizmit me produkte tё çertifikuara u krijua njё grup fermerёsh, tё cilёt aktualisht po zbatojnë standarde tё bujqёsisё biologjike. Fermat e tyre furnizojnё me produkte fermën e njohur agro-turistike “Mrizi i Zanave”. IBB ofron kёshillime, trajnime dhe botime nё mbёshtetje tё praktikave tё mira bujqёsore nё bujqёsinё biologjike. Profesori gjithashtu promovon dhe mbështet edukimin e tё rinjve me konceptet e bujqёsisё biologjike. Ai tregon pёr bashkёpunime të suksesshme me shoqatat anëtare në ANRD, si për shembull me shoqatën RASP nё njё projekt me fokus krijimin e moduleve pёr prodhimin biologjik nё rajonin e Ballkanit, tё cilat pёrdoren nga tё rinjtё e Ballkanit qё i janё dedikuar bujqёsisё biologjike. Marketingu territorial është një tjetër kontribut i Prof.Isufit. Dashuria dhe pasioni pёr rajonin e Durrёsit e nxit vazhdimisht të promovojë burimet dhe prodhimet e zonёs. Nё tetor tё 2020-tës pas njё pune tё palodhur tё Prof.Isufit me shoqatёn e Zhvillimit Rural tё Ishmit Durrёs, u çel panairi i produkteve bujqёsore tё zonёs, kulinarisё tradicionale dhe prodhimeve artizanale dhe artistike. IBB ndihmoi në organizimin e panairit vecanërisht në evidentimin dhe etiketimin e produkteve dhe promovimin e tyre etj. Në vitet e fundit Prof.Isufi jep kontributin e tij aktiv në Rrjetin Shqiptar pёr Zhvillimin Rural në unifikimin e interesave dhe prioriteteve të komuniteteve vendore. Nё kёtё fund vit Rrjeti i uron nga zemra shёndet dhe mendje tё kthjellёt pёr tё vazhduar t’i japё bujqёsisё biologjike dhe zhvillimit rural nё Shqipёri kontributin e tij të çmuar.