+355 (04) 2400241 [email protected]

Sot ANRD shënon 5-vjetorin e themelimit të vet! Eshtë momenti të reflektojmë mbi punën tonë dhe të festojmë arritjet e ANRD si një zë i fortë në zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri.

ANRD ka realizuar nisma të rëndësishme advokacie me orientim nga poshtë-lart për politika efektive që janë më pranë banorëve të komuniteteve rurale, hartuar me pjesëmarrjen e tyre, kuptuar dhe zbatuar së bashku me njerëzit në territor. Për të arritur këtë, ANRD është përpjekjur të marë një rol aktiv në proceset reformuese të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, veçanërisht në përafrimin me politikën evropiane të Zhvillimit Vendor të Udhëhequr nga Komuniteti.

Vizioni ynë afatgjatë “Europa në Shqipërinë ruale” fokuson përpjekjet tona për t’u shndëruar në një akor të rëndësishëm që shtyn përpara procese dhe reforma që avancojnë interesat dhe prioritetet e komuniteteve rurale dhe përshpejtojnë këto procese drejt modeleve dhe praktikave pozitive evropiane.

#Parlamenti i parë rural shqiptar (2017)
#Programi 100 fshtarave dhe qasja Leader (2018)
#Pjesëmarrja qytetare – një nevojë jetike për Programin e 100 Fshatrave” (2018)
#Edicioni i parë “Pro Gruas Rurale” (2019)
#Qendra Burimore e të rinjve rurale (2019)
#Konsultimi mbarëkombëtar mbi Qeverisjen e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2019-2020)
#Edicioni i dytë “Pro Gruas Rurale” (2020)
#Monitorimi i Shoqërisë Civile mbi Planin Kombërar të Intergrimit Evropian, Kapitulli 11-Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
#Dinamikat e zbatimit të qasjes Leader në Shqipëri dhe rruga përpara (2020)
#Forumet rurale rajonale #Drini#Arber#Vjosa#Egnatia (2020)
#Parlamenti i dytë rural shqiptar (3-5 mars 2021)

Në këtë ditë të veçantë, dëshirojmë të lajmërojmë se ANRD në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të organizojnë Parlamentin e Dytë Rural Shqiptar më 3-5 mars 2021.

Ju presim për të shënuar një tjetër arritje në përpjekjet tona të përbashkëta në zhvillimin e qëndrueshëm rural.