+355 (04) 2400241 [email protected]
📌Në kuadër të nismave të ndërmarra nga të rinjtë, nxënës nga Gjimnazi ‘Isa Boletini’, Vorë zhvilluan një aktivitet dy ditor për prezantimin e praktikave të mira lokale për guiden turistike. Rezultati i pritshëm i eventit ishte Forcimi i grupeve te reja dhe aftësive të tyre për të ndikuar si nxitës te ndryshimit në procesin lokal të zhvillimit për vleresimin e territorit.
Për Ditën Botërore të Maleve, dt. 11 Dhjetor 2020, u bë lançimi i aktivitetit udhërrëfyes. Simbolika e eventit lidhet me një titull vrulli “ANRD Youth Hub”, i jetësuar një vit më parë.
Rural Youth Hub e ka zanafillën e tij më 11 Dhjetor 2019, Dita Ndërkombëtare e Maleve, kur motoja e vitit ishte #MountainYouth. Duke qenë se shumica e rajonit rural janë zona malore, duket se ka ardhur koha e duhur për këtë lulëzim. Përmes një seminari udhëtues 3-ditor, 20 të rinj patën mundësinë të krijojnë një rrjet dhe duke u udhërrëfyer, të hartojnë një deklaratë ku thuhet: “Ne kemi ndaluar së shkruari letra të papërfunduara”. Duke qenë një iniciativë entuziaste, fokusi i takimit të parë të qendrës rinore synonte afrimin e të rinjve ruralë së bashku.
Në kushtet e karantinës dhe kufizimit të lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, ky grup zhvilloi një webinar që synoi të përftojë një kuptim real të situatës së vështirë që të rinjtë rural, përshi këtu sipërmarrësit e rinj,  të rinjtë nga komunitete rurale të largëta etj po përjetojnë në këtë kohë krize. Ndër të tjera, webinari iu përgjigj pyetjeve:  Si mund të adresohen sfidat e shumta me të cilat përballen komunitetet rurale dhe veçanërisht të rinjtë ruralë? Cfarë modele dhe praktika të mira evropiane mund të ndihmojnë në adresimin e sfidave.
E tanishmja kërkon një tronditje, një shkundje tjetër në përvjetorin e krijimit të Rural Youth Hub. Mahnitja është bukuri në lëvizje. Youth Hub po ecën në rrjedhën e saj, duke shtuar në përmbajtjen e vet të rinj plot shpresë.
Axhenda e ditës së parë ishte e ndarë në 3 sesione me tema: “Natyra e Udhërrëfimit”, “Morfologjia e një Model-turi” dhe “WORKSHOP: Akupuntura Njerëzore”.
📝Gjatë aktivitetit në ditën e dytë, të rinjtë moren më shumë informacion rreth historisë së Prezës dhe vizituan Kalanë historike të qytetit.

💡Këto ekperienca ndihmojnë në procesin e orintetimit të karrierës për të rinjtë dhe eksplorimit se cilat drejtime duan të ndjekin në të ardhmën.

Ky event mundësohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i komuniteteve të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm” nëpërmjet modelit “Shkolla Qendër Komunitare” me mbështetjen financiare nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, i zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Një falenderim shkon për partnerët në realizimin e këtij eventi: Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural; Aleanca Alpeve Shqiptare; Butterfly Camping