PARLAMENTI RURAL SHQIPTAR 2 || PERSPEKTIVA EVROPIANE E SHQIPËRISË RURALE

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka filluar mobilizimin për të organizuar Parlamentin e Dytë Rural Shqiptar më 4-5 mars 2021. Parlamenti Rural Shqiptar është praktikë gjithëpërfshirëse që synon të influencojë dhe përshpejtojë proceset reformuese në sektorin rural për revitalizimin e komuniteteve rurale. Parlamenti i dytë – një përpjekje e përbashkët e Rrjetit Shqiptar për Zhvillimin Rural me anëtarësi prej njëzet e tetë OSHC lokale në koordinim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin Epoka– do të sjellë së bashku, fizikisht dhe në distancë, njerëz nga komunitetet të ndryshme rurale dhe aktorë të rëndësishëm të zhvillimit bujqësor dhe rural për të diskutuar sfidat dhe veprimet që duhet të marrin, ose për të influencuar qeverisjen dhe aktorët e tjerë për të ndërmarrë veprime konkrete për mirëqënien e banorëve të zonave rurale. Ky është një njoftim për të rezervuar datën, për t’ju ftuar dashamirësisht të merrni pjesë në Parlamentin e dytë rural shqipar më 4-5 mars 2021. Programi i Parlamentit dhe informacioni i detajuar mbi organizimin mund të gjendet [duke klikuar këtu].

QELIZAT KOMUNITARE LOKALE || METODOLOGJIA HYBRID FLEXIBILITY (HY-FLEX)

NJOFTIM: - Për shkak të situatës së krijuar nga CoVid-19, PARLAMENTI II RURAL SHQIPTAR do zhvillohet në formatin hibrid, duke kombinuar pjesëmarrjen fizike dhe atë virtuale përmes përdorimit të metodologjisë Hy-Flex (Hybrid Flexibility). - Pjesëmarrësve do t’u ofrohet mundësia që të jenë fizikisht në event (në ambientet e Universitetit Epoka) ose ta ndjekin atë online, duke përdorur “qelizat komunitare lokale”. Çfarë është metodologjia Hy-Flex? Çfarë janë qelizat komunitare lokale? Lexoni më poshtë mbi udhëzuesin e Qelizave [UDHËZUESI MBI QELIZAT]

AKADEMIA "FARM TO FORK" || V4 & ANRD

Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural në fillimin e muajit shkurt startoi projektin: Akademia "Farm to Fork" - V4 për Bujqësinë e Qëndrueshme në Shqipëri. Pjesëmarrësit në Akademi janë 12 fermerë / agro-sipërmarrës të vegjël nga zona të ndryshme gjeografike të vendit. Projekti synon të promovojë përdorimin e teknologjive të zgjuara në ferma që rezultojnë në mbrojtjen e biodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe përballjen me sfidat e ndryshimit të klimës. Akademia do bëjë të mundur pilotimin e 3 skemave novatore të investimeve deri në 1000 EUR. #StayTuned [Lexo mbi Akademinë]

lastimg
lastimg

QASJA LEADER || DOKUMENT POLITIKASH

"Dinamikat e zbatimit të qasjes LEADER në Shqipëri dhe e ardhmja" është një dokument i politikave që synon të ofrojë një panoramë të përgjithshme të zbatimit të qasjes LEADER si instrument i zhvillimit rural në Shqipëri. Dokumenti mbështet domosdoshmërinë e zbatimit të këtij instrumenti për përballimin e problemeve aktuale të zonave rurale, të pa-adresuara efektivisht deri më tani nga politikat publike. Në fund, ofrohen disa rekomandime që jo vetëm do të ndihmonin zbatimin e qasjes LEADER në kuadër të Programit IPARD II, por do ta bënin të suksesshme atë. Për të interesuarit, [lexim të mbarë]

ANËTARËT E ANRD || COSV

Viti 2021 shënoi rritjen e anëtarsëisë së Rrjetit Shqiptar Për Zhvillim Rural. COSV eshte organizata anëtare më e re në ANRD që bashkon përpjekjet me të tjerë organizata për ndikim më të madh në zhvillimin e qëndrueshëm rural. COSV në Shqipëri, si degë lokale e COSV Itali, është një organizatë jo fitimprurësë aktive në Shqipëri që prej vitit 2018. COSV punon drejtpërdrejt në promovimin e formave të përbashkëta të vendimarrjes, mbështetjes teknike dhe financiare për ruajtjen e qëndrueshme dhe iniciativave të turizmit të përgjegjshëm të promovuar nga OSHC-të dhe komunitetet lokale [Lexo mbi COSV]

lastimg
lastimg

SHKRIMI FITUES || KONKURSI I SHKRIMEVE GAZETARESKE

Shpallet shkrimi fitues në kuadër të Konkursit të shkrimeve gazetareske për hulumtimin dhe promovimin e praktikave më të mira të bizneseve rurale të gjelbra të zbatuar në kuadër të projektit Rrjetëzim dhe Advokim për Ekonominë e Gjelbër- NAGE. Në këtë proces morën pjesë konkurentë me profile të ndryshme si: gazetarë profesionistë, aktivistë të mbrojtjes së mjedisit dhe ekonomisë së gjelbër, studentë entuziastë të ekonomisë qarkulluese, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat paraqitën shkrime interesante. Gjeni më poshtë linkun mbi artikullin fitues: [Linku për website]

MBLEDHJA E ASAMBLESË || ÇËSHTJET KRYESORE PËR PARLAMENTIN RURAL

Të distancuar, por të bashkuar në këtë takim virtual! Rrjeti Shqiptar për Zhvillim Rural në bashkëpunim të ngushtë me organizatat anëtare të veta ka realizuar takimet koordinuese për zhvillimin e Parlamentit Rural Shqiptar. Fokusi i takimit të datës së 11 shkurt 2021 ishte konsultimi final mbi çështjet e agjendës, problematikave dhe rekomandimeve që duhet të jenë në vëmendje të kësaj nisme advokacie, si dhe diskutimi i sfidave organizative për të realizuar këtë takim masiv në kushtet e pandemisë. [Shiko postimin]

lastimg

Aktivitetet e Ardhshme

Bëhuni pjesë e aktiviteteve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal dedikuar zhvillimit rural. Në këtë rubrikë, JU do të njiheni me mundësira të ndryshme. Jeni të mirëpritur për të marrë pjesë, kontribuar dhe ekspozuar aftësitë dhe njohuritë tuaja në këto aktivitete.

img2 img3 img1
Rezervoni datën!
Parlamenti II Rural Shqiptar
3-5 Mars 2021

E artikuluar si një ide në 2016, “Parlamenti Rural” u shndërrua në një projekt ku të gjithë filluan të besojnë e tashmë po nis të kthehet në një praktikë gjithëpërfshirëse për të nxitur reforma të domosdoshme që synojnë rigjallërimin dhe rilindjen e zonave rurale. Në vijim të Parlamentit I Rural (shtator 2017) dhe në përgjigje të sfidave aktuale të sektorit, ANRD në koordinim me Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin EPOKA organizojnë Parlamentin II Rural Shqiptar më 3-5 mars 2021.
[Na ndiqni online]
SESIONE TRAJNIMI
Akademia “Farm to Fork”
11 & 15 Mars 2021

Në kuadër të projektit Akademia “Farm to Fork” – V4 për Bujqësinë e Qëndrueshme në Shqipëri, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural ka përfunduar me sukses sesionin 1 të Akademisë duke përzgjedhur 12 pjesëmarrës. Në fazën e parë (shkurt-mars 2021), Akademia do mundësojë edhe 2 sesione të tjera trajnimi për përmirësimin e ideve të propozuara nga fermerërt e rinj. Në fund të muajit mars, pjesëmarrësve do t’u kërkohet që të bëjnë pitching session, për prezantimin e idesë së tyre.
[Lexo mbi projektin]
RURAL-YOU
RURAL ALBANIAN YOUTH
Shkurt 2021 – Tetor 2023

Projekti ‘Rural-You. Rural Albanian Youth’ ka si objektiv të nxisë interesin, përfaqësimin dhe kontributin e të rinjve rural në zbatimin e axhendës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Më konkretisht, projekti synon të përmirësojë pjesëmarrjen e të rinjve në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të komuniteteve rurale të thella në Shqipërinë verilindore përkatësisht në rajonet e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës. Shumë shpejt do fillojnë aktivitetet frymëzyese.
[Na ndiqni online]
[email protected]
www.anrd.al

Edited by: Gent IMERAJ
© Copyright 2021 ANRD

[English Version]
img1 img1

ALTIN MESHINI

Altin Meshini, ka lindur në Këlcyrë më 09.07.1972 dhe sot është Koordinadori i Shoqatës Pro Përmet. Si gjithë moshatarët e tij, në moshë të re, i detyruar nga kushtet ekonomike, emigroi në Greqi duke bërë punë të ndryshme për të siguruar të ardhura për familjen. Në këtë kohë i ati, duke qënë se para viteve 90 kishte punuar si baxhoxhi, krijoi në ambjentin e një bunkeri italian të luftës së dytë botërore, një punishte të vogël qumështi. Altini, pasi punoi dy vjet në emigracion u kthye dhe së bashku me të atin, filloi përpunimin e qumështit të cilin e grumbullonte nga blegtorët e zonës. Shkathtësia dhe vullneti për punë, bënë që ai shumë shpejt të përvetësojë zanatin e baxhoxhiut duke e çuar përpara punishten e qumështit edhe pasi i ati largohet nga jeta. Sot, baxho Meshini (Bunkeri), përfaqëson njërën nga punishtet më cilësore të trevës së Përmetit. Vizioni dhe dëshira e tij për të promovuar zonën e Përmetit, bënë që ai të angazhohet edhe në nivel komuniteti, ku së bashku me 14 subjekte të tjera familjare, të themelojnë Shoqatën “Pro Përmet” në vitin 2009. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, ai vijon të rrisë aftësitë individuale duke ndjekur studimet e larta pranë Universitetit “Eqerem Çabej” dhe diplomohet në degën Administrim Biznes. Në vitin 2016, falë aftësive të tij dhe përfshirjes aktive si anëtar, ai zgjidhet Koordinatori Kombëtar dhe Pëfaqësuesi Ligjor i Shoqatës. Gjatë kësaj kohe ka punuar me përkushtim për ta kthyer shoqatën “Pro Përmet” në një nga aktorët kryesor jo vetëm të rajonit por në të gjithë vendin. “Pro Përmet” është anëtar themelues i Rrjetit Shqiptar pёr Zhvillimin Rural (ANRD) dhe jep kontributin e tij në zhvillimin dhe fuqizimin e komuniteteve vendore. Si rrjedhojë e këtij angazhimi konstant në vite, shoqata “Pro Përmet” duke bashkëpunuar ngushtësisht me organizatën Cesvi, Kooperacionin Italian, Ministrinë e Bujqësisë, Bashkinë Përmet dhe Agjensinë e Zhvillimit Bujqësor Rajonal, bëri të mundur ndërtimin e Inkubatorit të parë në vend për prodhimin e produkteve tipike lokale. E ndërtuar në një zonë turistike, Inkubatori është ndihmë dhe mbështetje jo vetëm për anëtarët e shoqatës por edhe për fermerët e zonës të cilët mund të prodhojnë raki të llojeve të ndryshme ose të përdorin impjantin për tharrjen e fruta/perimeve dhe bimëve mjekësore. Angazhimi në komunitet i Altinit, është i spikatur edhe brenda Lëvizjes Slow Food Përmet ku së bashku me 67 anëtarë të tjerë, ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme si panaire brenda dhe jashtë vendit, takime informuese dhe sensibilizuese, trajnime dhe tavolina të rrumbullakta, organizime eventesh si Dita e Verës, hapja e sezonit turistik etj. duke promovuar ushqimin e ngadaltë, të shëndetshëm dhe në respekt të natyrës; duke mbështetur ruajtjen e produkteve dhe gatesave tipike lokale; duke ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve dhe turistëve vendas dhe të huaj dhe duke e kthyer trevën e Përmetit në një nga destinacionet kryesore në jug të Shqipërisë. Altin Meshini është një sipërmarrës familjar i suksesshëm, i cili e ka kthyer punishten e tij në një pikë referimi për vizitorët vendas dhe të huaj. Aty mund të siguroni jo vetëm produktet e tij por edhe produktet e anëtarëve të “Pro Përmet”, si dhe mund të degustoni prodhimet tipike nën shoqërinë e një gote rakie sipas traditës. Ai, me punishten e tij, është një vitrinë e promovimit të territorit dhe shpirtit mikpritës që karakterizon trevën e Përmetit, një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm.